Rrëfimi TRONDITES i gazetarit amerikan: Berisha më tha “pas meje, qameti”

Gazetari amerikan, Peter Lucas, rrëfen një detaj tronditës nga biseda që ka pasur me presidentin Sali Berisha një mesnatë tetori të vitit 1996.
Biseda është zbardhur nga e përditshmja Dita.
“Berisha më thirri në një orë të pazakontë, dërgoi makinën e tij në hotel. Në fund më tha: “Historinë nuk e bën shtypi, por unë jam i hapur. Tani duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri, ose…” Ndali anglishten dhe m’u drejtua në frëngjisht: “Apres moi, le deluge!” (pas meje, le të bëhet kiameti”, shkruhet në gazetën Dita.
Dhe në fakt erdhi kiameti për shqiptarët. Viti i rëndë 1997 erdhi si pasojë e “konsolidimit të demokracisë” nga Berisha.
Dhe tani ai po e “konsolidon demokracinë” me forcë.
TEMA

Add new comment