Celibashi i bashkohet Partisë Socialiste

Postuar në 03 Mars, 2013 08:16

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, si “përforcimin” e fundit të “skuadrës së Rilindjes Kombëtare”. 

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, Rama argumentoi se “kjo qeveri e ka humbur luftën me korrupsionin dhe ne, së bashku me zotin Celibashi, do të bëjmë të mundur që t’i vijë fundi pandërshmërisë, për një rimëkëmbje të gjithëanshme të shoqërisë shqiptare”.

Në prezantimin e kësaj figure, kryesocialisti Rama u shpreh i sigurt se Celibashi do të jetë një vlerë e shtuar për Kuvendin e ardhshëm shqiptar.

Në fjalën e tij, ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe mbajtësi i disa funksioneve të tjera publike gjatë karrierës, Celibashi theksoi se “ftesa nga PS më kishte ardhur edhe më parë, por vendosa të pranoj këtë herë pasi jam plotësisht i bindur se kjo parti ofron platformën e vetme të vërtetë dhe është zgjedhja e vetme e duhur për të paktën katër vitet e ardhshme”.

”Jam i bindur se PS do të jetë në gjendje që të zhvillojë një vend me të vërtetë demokratik”, shtoi ai.

Ish-kryetar i KQZ-së në vitet 2001-2006, Celibashi ka shërbyer në të shkuarën edhe si një gjykatës në Gjykatën e Apelit të Durrësit, zëvendësministër i Ministrisë së Rendit dhe gjykatës në Gjykatën e Rrethit të Fierit e Mallakastrës.

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.