Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Maqedonia të ndëshkojë autorët që dëmtojnë bashkëjetesën ndëretnike
TIRANË- Ka reaguar kryeministri Berisha në lidhje me dhunën e ushtruar nga huliganët maqedonas ndaj shqiptarëve, ku shumë fëmijë u lënduan. Ai i bënë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të shmangin incidentet, ndërsa autoriteteve i kërkon që të ndëshkojnë autorët e këtyre veprime, sipas tij primitive dhe që dëmtojnë rëndë bashkëjetesën ndëretnike. Apelin kryeministri e bëri në faqen e tij në Facebook.
Ilirët e antikitetit të vonë, një jetë e varfër, me pak art dhe shumë verë
Neritan Ceka tregon përmes shpjegimit të gjetjeve arkeologjike se si dukeshin qytetet e Ilirisë në atë periudhë kur mendohet të kenë “lindur” arbërit. Shenjat e një jete të varfër, me pak art, por me shumë verë dhe luftëra
Vijon nga numri i kaluar
Referendumi për tre ligjet, Fule: Është e kundërta e asaj që kërkon BE, konsensus qeveri-opozitë
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule ka reaguar brenda 24 orësh nga marrja e vendimit prej mazhorancës qeverisëse për mbajtjen e një referendumi mbi dy ligjet e mbetura dhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Fule deklaron se referendumi mbi këto 3 çështje është qartazi e kundërta e asaj çfarë kërkon Bashkimi Europian.
Stefan Fule, deklarata:
Berisha: Do rrisim vazhdimisht pagat për mësuesit pa hyrë në borxh
Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me mësues dhe pedagogë të Elbasanit, deklaroi se do të vazhdojnë të rrisin pagat për mësuesit dhe pedagogët, pa marrë para borxh.
PS: Manipulimi me punësimin
Partia Socialiste akuzoi Qeverinë se përmes Institutit të Statistikave po fsheh qëllimisht të dhënat zyrtare mbi ekonominë dhe fusha të tjera, për të mbuluar dështimet.
Protesta shqiptare anti-dhunë del jashtë kontrollit
Qindra protestues shqiptarë të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale sot kanë protestuar në shenjë revolte ndaj incidenteve të djeshme ku për pasoj mbetën të plagosur disa të rinj shqiptarë.
Por duket se protesta nga paqësore ka dalë jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet bri rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
Policia ka shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët po sprapsin protestuesit.
Raportohet se Policia ka arrestuar katër protestues.
Dule: PBDNJ e hapur për bashkëqeverisje me qendrën e djathtë apo të majtë
PBDNJ ka mbledhur sot, në pallatin e kongreseve aktivin kombëtar, për të diskutuar mbi strategjitë dhe aleancat politike të zgjedhjeve parlamentare 2013, ku ndër të tjera kryetari i saj, Vangjel Dule u shpreh: “PBDNJ është në kontakt me të gjithë spektrin politik të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë dhe do të arrijë të gjejë gjuhën me ata që duan dhe ndajnë me ne qëndrime politike në lidhje me zhvillimet ne këtë vend”- tha Dule.
Dilemat e Ramës, programi, ekipi i ri, koalicioni
Kryetari i opozitës i jep fund “epokës” së misionarit pa ideologji, duke prezantuar një program qartësisht të majtë. Por rrugëtimi i tij drejt 23 qershorit kryqëzohet me dilemat e realizimit të premtimeve, rotacionit të gjeneratave në PS dhe tërheqjes së Metës dhe aleatëve të tjerë
Informacioni i Lamajt për vrasjen në Belgjikë, në dijeni edhe Burgaj
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Përgjigjja - Ish-shefit të komisariatit i ktheu përgjigje për kërkesën e tij një drejtor, i cili ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj
Ekskluzive
Berisha: Prioriteti ynë, arsimi
Ne dialogun e kryeministrit Sali Berisha me mësuesit në Elbasan vendin kryesor e zuri interesimi për të ardhmen e përmirësimit të cilësisë së arsimit në vend.
Ketu u perfshi jo vetem premtimi per rindertimin brenda 2 viteve te ardhshme te rreth 500 shkollave te mbetura, por edhe forma me e perparuar e mesimdhenies nepermjet komunikimit elektronik.