Informacioni i Lamajt për vrasjen në Belgjikë, në dijeni edhe Burgaj

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Përgjigjja - Ish-shefit të komisariatit i ktheu përgjigje për kërkesën e tij një drejtor, i cili ka varësi direkte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj
Ekskluzive
“Shqip” zbulon shkresën e dytë për dyshimet e ish-kryekomisarit për vëllezërit Frroku
Një javë pas kërkesës, kryekomisarit Lamaj iu dërgua një përgjigje e cunguar nga Interpoli
Dokumenti - Interpol Tirana nuk arriti të sigurojë informacion për dy emrat kosovarë
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Kërkesa e Lamajt
Kërkesa e Lamajt mban numrin 1646 të protokollit dhe ka dalë më datë 23 mars 2012. Me të, Lamaj i ka dërguar informacion Departamentit të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Interpol Tiranës për dyshimet ndaj Arben Frrokut dhe Mark Frrokut. Ai ka kërkuar konfirmim nga Interpol Tirana nëse emrat kosovarë që vëllezërit dyshoheshin se mbanin në Belgjikë, pikërisht Liman dhe Azem Krasniqi, janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge
Për informacionet e dërguara nga Dritan Lamaj për vrasjen e vitit 1996 në Belgjikë, për të cilën dyshonte mbi vëllezërit Frroku është vënë në dijeni edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Nga një shkresë tjetër e zbuluar nga gazeta “Shqip”, mësohet se ish-shefit të Komisariatit nr. 6 në Tiranë i është kthyer përgjigje nga Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, e cila varet direkt nga Drejtori i Përgjithshëm dhe nuk është e përfshirë në asnjë nga departamentet e aparatit qendror të policisë. Nga ana tjetër, mësohet se në shkresë është dhënë një përgjigje paraprake, pasi do të verifikohej më imtësisht, por përgjigjja e dytë nuk mbërriti kurrë për të.
Në shkresën ku i është kthyer përgjigje ish-shefit të Komisariatit nr. 6 në Tiranë për hetimet dhe dyshimet e ngritura prej tij, në bazë të informacioneve që kishte mbledhur, mësohet se gjithçka është përpiluar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar. Ky dokument i është dërguar kryekomisarit më 30 mars 2012, pikërisht një javë pas kërkesës së bërë prej tij dhe mban numrin 1821/1 prot. AM/2012, e cila i drejtohet Komisariatit të Policisë nr. 6.
Kthim përgjigjeje
Në dokumentin ku i kthehet përgjigje Lamajt deklarohet: “Me anë të shkresës suaj me nr. Prot. 1646, datë 23 Mars 2012, na keni kërkuar informacion në lidhje me shtetasit Arben Frroku, lindur më 15 gusht 1969 dhe Mark Frroku, lindur më 6 tetor 1972, nëse ata janë persona të shpallur në kërkim nga autoritetet blege të drejtësisë. Në lidhje me këtë rast, nga ana jonë është mbajtur korrespondencë me zyrën homologe të Interpol Brukselit, nga të cilët jemi informuar se shtetasit e lartpërmendur nuk njihen në databazën kriminale të policisë. Sidoqoftë, kërkesa u është dërguar autoriteteve më të specializuara policore belge për verifikim më të detajuar. Në rast të një përgjigje pozitive do të ju vëmë në dijeni”. Shkresa është firmosur nga kreu i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, Behar Tafa, me gradën Drejtues.
Shkresa te Burgaj
Sipas informacioneve të marra pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kjo drejtori varet direkt nga Drejtori i Përgjithshëm Burgaj, kështu që shkresa ka kaluar direkt te vartësit e tij. Kjo mund të jetë edhe arsyeja që pavarësisht se shkresa i është drejtuar Departamentit të Hetimit të Krimeve, që drejtohet nga Agron Kuliçaj, protokolli mund ta ketë adresuar shkresën e Dritan Lamajt tek zyrat që kanë varësi direkte nga Burgaj. Ndërkaq, në kthimin e përgjigjes vihet re se informacioni është kërkuar për emrat e vëllezërve dhe nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me dy emrat kosovarë, që mendohet se janë përdorur nga vëllezërit Frroku në Belgjikë, sipas dyshimeve të ngritura nga Lamaj. Gjithashtu, burime të besueshme shpjegojnë se përgjigjja e detajuar për informacionin e kërkuar nga Lamaj, ashtu siç pretendohej në këtë shkresë, nuk ka shkuar kurrë në Komisariatin nr. 6. Megjithatë, kjo shkresë për kthim përgjigje vërteton më shumë faktin se eprorët e Dritan Lamajt në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë qenë në dijeni të verifikimeve që ai po kryente për këta persona, që zyrtarisht nisin me kërkesën e datës 23 mars 2012.
SHQIP
Add new comment