Arkiv-Lajme të përditësuara
PS: Vetëm mandatin e fundit janë humbur 51 mijë vende pune
Partia Socialiste deklaron se deklaratat e Berishës për rritje të punësimit në vend janë mashtrim. Anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito, tha se vetëm mandatin e fundit janë humbur 51 mijë vende pune.
Eh, Profesori
EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj Ramadan Mujës dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Profesori i vjetër i historisë, që tash e sa vjet udhëheq komunën e Prizrenit, akuzohet nga europianët për tjetërsim të pronës publike. Nën akuzë është edhe drejtori i Administratës, tre ish-drejtorë të Kadastrës dhe drejtori i Urbanizmit.
Teknologjia e re në zgjedhje
Fundi i shkurtit shënon edhe tejkalimin me plot një muaj edhe të afatit që KQZ i vendosi vetes për mbylljen e dy projekteve-pilot të teknologjisë që do të përdoret në këto zgjedhje në dy qarqe të mëdha të vendit, identifikimin e zgjedhësve në Tiranë dhe numërimin elektronik në Fier.
Për opozitën, projektet janë të rrezikuara dhe sipas saj ka mungesë të plotë të transparencës për ecurinë e tyre. Por për herë të parë kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi për Top Channel informoi:
Thaçi: Nuk do të ketë ‘Republika Serpska’ në veri
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me dokumentet në fuqi në vend dhe nuk nënkupton kurrfarë trajtimi të veçantë për serbët në veri.
Në intervistën dhënë në Prishtinë, kryeministri Thaçi flet për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat do të vazhdojnë të hënën më 4 mars.
Lehtësi biznesit, ulet tarifa e kontrollit periodik
TIRANE- Kontroll periodik nje here ne dy vjet dhe ulje te tarifes per kontrollin, nga 9 ne 4 mije leke. Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e qeverise se dates 13 shkurt, per nje sere lehtesirash ne drejtim te biznesit.
KQZ: Gjobë 139 njësive vendore, nuk depozituan informacionin për qendrat e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur ditën e sotme se ka gjobitur 139 njësi vendore, për shkak se nuk kanë depozituar informacion e duhur për qendrat e votimit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, e cila në një deklaratë për mediat, paralajmëroi se komisioni do të marrë masa në rast se konstaton se vijohet me vonesa nga ana e krerëve të njësive vendore.
Edhe Fullani e pranon: 2013-a do jetë një viti i vështirë ekonomik
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se ekonomia shqiptare do të jetë e dobët gjatë 2013-s.
Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti i ulët ekonomik në vend është i ndikuar sidomos prej uljes së kreditimit, uljes së konsumit dhe investimeve private
“Kushtet e kreditimit janë ende të shtrënguara si pasojë e kujdesit të bankave. Ka prani hendeku negativ prodhimi”, tha Fullani.
Gjithashtu, Fullani njoftoi se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në shifrën 3.75 përqind.
Burgaj: Nuk kompromentohet hetimi
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj ka reaguar në Top Channel pas publikimit të fotos së drejtuesve më të lartë të policisë me Arben Frrokun, i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në një intervistë telefonike, zoti Burgaj ka deklaruar se kjo foto nuk e kompromenton hetimin.
TCH: Zoti Burgaj, keni dijeni kur është bërë kjo foto?
Burgaj: Siç më informuan kolegët, kjo foto ka rreth 2 vite që është bërë, që e kanë kërkuar në një drekë të këtyre shokëve.
KQZ diskuton modelet për numërimin elektronik
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur diskutimin per miratimin e modeleve te rezultateteve te sistemit elektronik te numerimit.
Berisha: Shifra e Ramës për papunësinë, absurde. Ai është i ftohur nga të gjitha anët
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha ka njoftuar se sot do të miratohet dhënia me koncesion të disa HEC-ve si, Shën Gjon dhe Kryezi në Pukë. Ai tha gjithashtu se do të miratohet po sot edhe plani kombëtar i frekuencave. Ai bëri një përmbledhje të arritjeve në fushën e kominikacionit , ndërsa akuzoi kreun e Partisë Socialiste se ka dhënë shifra të pavërteta në lidhje me papunësinë. Ai tha se Rama është i ftohur nga të gjitha anët duke menduar se Shqipëria ka 1 milion të papunë.