KQZ: Gjobë 139 njësive vendore, nuk depozituan informacionin për qendrat e votimit

Postuar në 27 Shkurt, 2013 13:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur ditën e sotme se ka gjobitur 139 njësi vendore, për shkak se nuk kanë depozituar informacion e duhur për qendrat e votimit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, e cila në një deklaratë për mediat, paralajmëroi se komisioni do të marrë masa në rast se konstaton se vijohet me vonesa nga ana e krerëve të njësive vendore.

“KQZ konstaton se pas masave të marra, pra pas gjobitjes së 139 njësive të qeverisjes vendore ka pasur rezultate. Por, konstatojmë se disa njësi nuk e përmbushin detyrimin e tyre për të pasqyruar informacion. Siç dihet, afati ligjor nga krerët e qeverisjes vendore ka përfunduar. KQZ ju bën me dije se do marrë masat administrative deri në plotësimin e detyrimit të tyre dhe kjo do pasohet me një tjetër vendim nëse”, – theksoi zëdhënësja e KQZ.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.