Arkiv-Lajme të përditësuara

Referendumi për statusin, Berisha: Ta dorëzojmë në KQZ

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:40

 

Fyle takon Metën: Zgjedhjet, testi kyç për funksionimin e demokracisë në Shqipëri

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:39

 

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle ka ripërsëritur edhe një herë faktin se përgatitja dhe mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme janë testi kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Deklaratat e komisionerit Fyle u bënë gjatë një takimi me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në Bruksel

SHTON KËRKESAT

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:38

 

Behgjet Pacolli, përveç Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do t’ia kërkojë Hashim Thaçit edhe një Ministri tjetër ose katër poste zëvendësministrash. Këto vende atij i duhen për Partinë e Drejtësisë, e cila përmes një letre, i ka kërkuar gjysmën e posteve qeveritare. Ndërkohë, për Ministër të Zhvillimit Ekonomik, kandidat i AKR’së është Fadil Ismajli, aktualisht drejtor i KOSTT’it.

Behgjet Pacolli po pret kthimin e Hashim Thaçit nga Koreja e Jugut që të nisë bisedimet për ri-dizajnimin e Qeverisë së Kosovës.

Bulqizë, përplasje me armë zjarri

Postuar në 26 Shkurt, 2013 03:36

Një përplasje me armë zjarri mes personave që dyshohet se u përkasin dy grupeve të ndryshme është regjistruar mëngjesin e së martës në Bulqizë. 

Burime policore lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Minatori dhe se përplasja mund të ketë ardhur si pasojë e luftës për kontrollin e kromit mes dy grupeve. 

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët gjithësesi nuk është hera e parë që hasin episode të tilla. 

Arratisja nga burgu, identifikohet shqiptari

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:50

 

GREQI- Lorenz Lezi ka qenë shqiptari i cili u përfshi një ditë më parë në aksionin me helikopter për të  arratisur nga burgu i Trikalas, në Greqi, nje te denuar me burgim te perjetshem.

Panajotis Vlastos, një i dënuar me burgim të përjetshëm tentoi të arratisej një ditë më parë me helikopter, i ndihmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin marrë peng një helikopter. Policia arriti që të ndërhynte në kohë, duke bërë të mundur edhe dështimin e pengmarrjes.

Komisioni i Ligjeve, miratohet projekt ligji për armët

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:49

Komosioni i Ligjeve miratoi sot vetëm me votat  emaxhorancës  projekt/ligjin për armët.  Opozita votoi kundër projektligjit. Ai parashikon kushtet se kur funksionarë të lartë dhe qytetarë të thjeshtë mund të mbajnë armë. Opozita pretendon se  është e panevojshme që deputetët dhe ministrat të kenë të drejtë për të mbajtur armë.

Ambasadorja çeke: Largimi i CEZ, jo pozitiv për Shqipërinë, qeveria të ndërmarrë hapat e pajtimit

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:47

 

Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bornislava Tomasova, që nga qyteti i Korçës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh, e ka  cilësuar si hap jo pozitiv largimin e kompanisë CEZ Shpërndarje nga Shqipëria. Tomasova ka bërë thirrje që nga shteti shqiptar të ndërmarrë hapat e pajtimit me kompaninë CEZ, edhe pse kjo e fundit ka nisur hapat e arbitrazhit.

Ambasadorja çeke është ndalur edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, duke i cilësuar deklaratat nacionaliste që kanë paraprirë fushatën zgjedhore si të rrezikshme.

Meta: Mazhoranca vetëm nga një parti, arrogante. Jam për krijimin e një “Poli të Tretë”

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:46

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të bëjë koalicion me të gjithë ato forca, të cilat japin mesazhe progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese. Por a ka parti të cilat LSI-ja i përjashton në mënyrë kategorike nga bashkëpunimi?

Itali, në pikëpyetje qeveria

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:45

Rezultatet e ngushta të zgjedhjeve në Itali rrezikojnë që të dëmtojnë rëndë shanset e secilës parti fituese që të formojë një qeveri, raportoi rreth orës 19:30 Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”. 

Ndërsa votat janë në numërim, duket se qendra e majtë e Bersanit do të sigurojë një avantazh prej disa pikësh në Parlament, por Senati mund t’i kalojë Berlusconit dhe aleatëve të tij.

Zgjedhjet në Itali, sondazhet: Bersani në krye

Postuar në 25 Shkurt, 2013 08:29

 

ROME- Ne oren 15.00, qendrat e votimit ne Itali jane mbyllur. Tashme eshte momenti i pritjes per te pare rezultatet e per te marr vesh se cila do te jete qeveria qe do te udheheqe Italiane ne 5 vitet e ardhshme.

Kane dale nderkohe te dhenat e para nga exit pollet.

Sondazhet e opinionit kanë vënë të parin në garë liderin e qendrës së djathtë, Pier Luigi Bersani, por analistët dyshojnë se ai do të jetë në gjendje të formojë shumicën e qendrueshme, e cila do të shtyjë përpara reformat ekonomike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara