Arkiv-Lajme të përditësuara

Kredi të buta për strehim, përfitimi për 4 kategori, sipas të ardhurave mujore

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:26

Publikohen emrat e fituesve, bashkia sqaron arsyet për të skualifikuarit

Lorina Mixha

Bashkia e Tiranës bën publikë emrat e qytetarëve që do të përfitojnë kredi të buta për strehim në bazë të ligjit të pushtetit vendor. Rreth 200 qytetarë, të cilët banojnë në Tiranë do të jenë të lirë të procedojnë për të përfituar një banesë menjëherë pas ligjërimit të vendimit që pritet të miratohet nga këshilli bashkiak më 28 shkurt.

Ilir Meta takohet me emigrantët në Greqi

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:24

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e emigrantëve në gjithë këto vite, ndërsa ka theksuar se emigrantët meritojnë më shumë vëmendje.

Meta është takuar sot me rreth 500 emigrantë në Larisa e Volos të Greqisë, ku ka dëgjuar për të gjithë shqetësimet dhe problematikat e tyre.

“Kemi punuar gjithnjë për zgjidhjen e problemeve tuaja, emigrantët meritojnë më shumë vëmendje”, tha Meta, duke shtuar se “LSI ofron një paketë iniciativash për emigrantët e kthyer.”

Italia mban zgjedhjet parlamentare

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:23

Italianët po votojnë në zgjedhjet parlamentare, për të cilat me vite nuk  ka pasur interesim më të madh sesa tani.

Analistët thonë se tregjet janë të shqetësuara në lidhje me atë nëse zgjedhjet do të prodhojnë një qeveri më të fuqishme për ta larguar Italinë nga recesioni dhe që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës.

Sondazhet i japin epërsi liderit të qendrës së majtë Pier Luigi, por analistët nuk janë të sigurt se ai do të jetë në gjendje që të formojë mazhorancë të qëndruesheme për të çuar përpara reformat e nevojshme ekonomike të Italisë.

Tekstet e historisë do vlerësohen dhe nga Turqia

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:22

PRISHTINE- Komisioni për Rishikimin e Teksteve të Historisë, i formuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka përpiluar një raport, i cili para finalizimit do të shikohet dhe nga ekspertë nga Turqia. Në muajin mars, një grup ekspertësh nga shteti turk do të vijnë në Kosovë për të konstatuar nëse janë hequr termat në tekstet e historisë që qeveria e tyre kishte kërkuar të ndryshohen me arsyetimin se ofendohej e kaluara e këtij shteti – Perandorisë Osmane.

Berisha: Mandatin e ardhshëm në fokus sporti. Ylli: Do të marrim në programin tonë për notin

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:21

Kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gjimnazistë të Tiranës, është shprehur se në mandatin e katërt, , investimet do të fokusohen tek sporti.

Greqia depoziton kordinata të njëansshme për kufirin detar, reagon PDIU

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:18

PDIU  ka kërkuar që shteti shqiptar të reagojë pas depozitimit të  koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar në OKB nga ana e qeverisë greke. PDIU I  ministrisë së jashtme  shqiptare që të bëjë gjithë hapat e duhur diplomatike kundrejt Greqisë, duke filluar nga kërkesa për sqarim.  “ Siç është bërë e ditur nga mediat greke, qeveria e vendit fqinj, bëri atë që kishte paralajmëruar ministri i saj i jashtëm : depozitimin e koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar, respektivisht zonave ekskluzive ekonomike.

Igumenicë, kapet me drogë makina e Ministrisë së Drejtësisë greke

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:17

149 kg drogë janë sekuestruar në një nga makinat e Ministrisë së Drejtësisë së greqisë. Lënda narkotike u kap në kufi me Shqiërinë.Policia greke bën me dije se marijuana është kapur në Nea Selefkia, Igumenicë, ndërkohë që makina tip Citroen’ drejtohej nga një 48-vjeçar grek.  Sipas mediave greke trafikanti është nënpunës i prokurorisë së Athinës, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende.

 

MAPO

Bashkia e Tiranës: 50 mijë qytetarë marrin hipotekën e shtëpive

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:16

Pak muaj para zhvillimit të zgjedhjeve elektorale, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka deklaruar se kanë nisur procedurat për hipotekimin e apartamenteve të 50 mijë qytetarëve.

Me 28 shkurt, kryebashkiaku do t’i propozoje Këshillit Bashkiak miratimin e listes prej 260 objekteve, te cilat me pas kalojne ne proces legalizimi. Keto objekte jane mbi 3 kate dhe bëhet fjalë për 11 mijë apartamente.

Drejtoresha e re e BB-së takim me Berishën: Kujdesuni për ekuilibrat makro-ekonomikë

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:14

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim Drejtoreshën e re të Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Znj. Ellen Goldstein,  e cila shoqërohej nga Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri znj. Kseniya Lvovsky. Gjatë takimit, zonja Goldstein i shprehu Kryeministrit Berisha kënaqësinë e madhe se kishte konstatuar që partneriteti i qeverisë shqiptare me Bankën Botërore është mishëruar në shumë projekte të dukshme infrastrukture, konsulence dhe asistence.

Reagon Ruli: Qumështin e kemi të sigurt, por kemi nisur sërish kontrollet

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:13

Pas lajmit se Kosova ka bllokuar si të rrezikshëm qumështin nga Shqipëria, ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë. Sipas saj, qumështi në Shqipëri është i sigurt, por megjithatë kanë nisur sërish kontrollet pas lajmeve nga Kosova.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara