Greqia depoziton kordinata të njëansshme për kufirin detar, reagon PDIU

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:18

PDIU  ka kërkuar që shteti shqiptar të reagojë pas depozitimit të  koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar në OKB nga ana e qeverisë greke. PDIU I  ministrisë së jashtme  shqiptare që të bëjë gjithë hapat e duhur diplomatike kundrejt Greqisë, duke filluar nga kërkesa për sqarim.  “ Siç është bërë e ditur nga mediat greke, qeveria e vendit fqinj, bëri atë që kishte paralajmëruar ministri i saj i jashtëm : depozitimin e koordinatave të njëanshme të kufirit të saj detar, respektivisht zonave ekskluzive ekonomike. Ky veprim njëkohësisht me të dhënat inkurajuese të kërkimit detar për naftë, dhe vendosmërinë greke për t’ju përmbajtur marrëveshjes së kufijve detarë me Shqipërinë tashmë të pavlefshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është një veprim provokativ. Me anë të tij, Greqia nuk ju përmbajt rekomandimit amerikan të përsëritur dhe nga ndihmëssekretari i shtetit Philip Gordon, disa ditë më parë, për të treguar maturi, dhe për  të mos ecur në një veprim që nuk do të ishte në interes të Greqisë.. Qeveria amerikane i rekomandoi Greqisë që të promovojë marrëveshjet dypalëshe me të gjithë fqinjët e saj “, thuhet në deklaratën e PDIU.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.