Arkiv-Lajme të përditësuara
Historia e Kryeministrit
Kryeministri Hashim Thaçi ka rrëfyer historinë e Kosovës në Samitin Botëror të Paqes në Seul të Koresë Jugore. Lideri i PDK’së i ka lidhur të gjitha ngjarjet historike të shtetit me emrin e tij. Atje ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, duke thënë se shpejt do të gjendet zgjidhja për Veriun.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur të rrëfejë historinë e Kosovës në vetën e parë, duke ndërlidhur gjithçka që ka ndodhur në vend me emrin e tij.
Kryhet në Prill
Komisioni Europian do të raportojë për të arriturat e dialogut Kosovë – Serbi më 16 prill. Ky afat mund t’i shtyjë Hashim Thaçin dhe Ivica Dacicin që ta finalizojnë marrëveshjen për Veriun qysh në takimin e ardhshëm. Zyrtarët në Bruksel kanë shtuar edhe presionin tek palët, duke thënë se nuk duan që marrëveshja të arrihet në momentet e fundit
Bashkimi Europian është duke kërkuar fort finalizimin e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e Veriut.
Konventa e socialistëve
Konventa e socialistëve
Partia socialiste mbylli punimet e Konferencës dy ditore të prezantimit të programit qeverisës të saj. Pas arsimit, shëndetësisë, rendit, teknologjisë, rinisë dhe sportit, në ditën e dytë drejtuesit e grupeve të punës prezantuan vizionin dhe propozimet konkrete të opozitës për rimëkëmbjen e vendit.
Shkëlqim Cani – Partia Socialiste ka programuar me imtësi rritje e ekonomisë, shtimin e 300 mijë vendeve të punës si mënyra bazë për të ulur varfërinë dhe për të shlyer borxhin.
Trukuan ndeshje, Etika gjobit Bylisin e Kastriotin
Komisioni i Etikës pranë Federates Shqiptare të Futbollit ka gjobitur dy klube të Superiores, Bylis dhe Kastrioti.
Bëhet fjalë për gjoba në vlerën e 1.500.000 lekëve për ballshiotët dhe krutanët, por jo heqje ndonjë penalizim tjetër maksimal, kur nga të tilla komplote, sikurse i ka përkufizuar Etika në vendimet e saj, mund të kenë dëmtuar indirekt ndonjë palë tjetër.
Lajçak: BE të reagojë ndaj deklaratave nacionaliste në Shqipëri
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, është shprehur se vet BE duhet të reagojë ndaj deklaratave nacionaliste në Shqipëri. “Ne e dimë se ku kanë çuar deklaratat e tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë.
Ersekë, furgoni bie në humnerë, një i vdekur e një i plagosur
Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër është plagosur mesditën e sotme në Ersekë, në një aksident automobilistik.
Një fugon pasagjerësh i linjës Ersekë-Korçë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në një humnerë. Si rezultat ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i furgonit, Bujar Ajazi 58 vjeç dhe është plagosur pasagjeri Ervis Lako, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“21 janari”, Apeli shpall të pafajshëm Kasajn. Rama: Tjetër pafajësi fabrikuar nga gjykatat e pushtetit
Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë më parë edhe nga Gjykata e shkallës së parë.
Prokuroria kishte kërkuar 2 vjet burg për Kasajn, me akuzën e fshirjes së pamjeve të ngjarjeve ‘21 janarit’ të vitit 2011 nga serveri qendror i Këshillit të Ministrave, duke kreyr kështu veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Por trupi gjykues vlerësoi se Armando Kasaj nuk i kishte fshirë, pamjet ashtu sikurse pretendonte organi i akuzës, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Menaxhimi i pasurisë kombëtare
Në ditën kur u shpall zyrtarisht dështimi i tenderit të shitjes se Albpetrol, drejtues të Partisë Socialiste kanë mbledhur në një takim në Fier ndër specialistët më të mirë të sektorit të naftës në vend.
Keta te fundit i sugjeruan opozites se per te vene nen kontroll pasurite e nentokes dhe industrine e perpunimit te saj, te ngrihet nje strukture publike për zbatimin e marrëveshjeve koncesionare.
Berisha: Shqipëria, vendi i parë me Internet falas në tërë territorin e saj
TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka perseritur sot se Shqiperia behet vendi i pare me Internet falas ne tere territorin e saj.
Deklarata eshte bere sot ne inaugurimin e projektit te Postes Shqiptare per dhenien e internetit falas ne 1250 zyra publike.
“Me kete projekt Shqiperia behet vendi i pare qe ofron Internet GRATIS ne tere vendin. Kjo do beje te mundur qe çdo qytetar te perfitoje nga Interneti dhe sherbimet dixhitale falas. Projekti u be realitet vetem pas ndertimit te autostrades dixhitale Tirane-Prishtine”- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB.
Rama: 22-23 shkurt, Konferenca Kombëtare e programit për Rilindje. Pres pyetjet në FB dhe Twitter
TIRANE- Ne datat 22 dhe 23 shkurt, Partia Socialiste do te mbaje konferencen Kombetare te programit per Rilindje Shqiptare.
Lajmin e ka dhene vete kreu i PS-se, Edi Rama, permes nje njoftimi ne profilin e tij ne Twitter.
Rama ka njoftuar se do te mbaje nje konference online në dy ditët në vijim ku në fokus do të jetë Programi i socialistëve për një “Rilindje Kombëtare”.