Ersekë, furgoni bie në humnerë, një i vdekur e një i plagosur

Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër është plagosur mesditën e sotme në Ersekë, në një aksident automobilistik.
Një fugon pasagjerësh i linjës Ersekë-Korçë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në një humnerë. Si rezultat ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i furgonit, Bujar Ajazi 58 vjeç dhe është plagosur pasagjeri Ervis Lako, i cili është transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas policisë, në momentin e aksidentit në furgonin e pasagjerëve ndodheshin vetëm dy personat e mësipërm.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të borës dhe ngricës në rrugë.
SHQIP
Add new comment