Berisha: Shqipëria, vendi i parë me Internet falas në tërë territorin e saj

Postuar në 21 Shkurt, 2013 07:11

 

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka perseritur sot se Shqiperia behet vendi i pare me Internet falas ne tere territorin e saj.

Deklarata eshte bere sot ne inaugurimin e projektit te Postes Shqiptare per dhenien e internetit falas ne 1250 zyra publike.

“Me kete projekt Shqiperia behet vendi i pare qe ofron Internet GRATIS ne tere vendin. Kjo do beje te mundur qe çdo qytetar te perfitoje nga Interneti dhe sherbimet dixhitale falas. Projekti u be realitet vetem pas ndertimit te autostrades dixhitale Tirane-Prishtine”- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB.

Sipas tij, sot fluksi i Internetit qe importohet eshte rritur, krahasuar me vitin 2005 mbi 1300 here, ose eshte rritur nga 34 Mega bit per Sekonde (Mbps) ne 44 Giga bit per sekonde (Gbps) dhe kapacitetet aktuale te autostrades jane per 130 Gbps.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.