Trukuan ndeshje, Etika gjobit Bylisin e Kastriotin

Komisioni i Etikës pranë Federates Shqiptare të Futbollit ka gjobitur dy klube të Superiores, Bylis dhe Kastrioti.
Bëhet fjalë për gjoba në vlerën e 1.500.000 lekëve për ballshiotët dhe krutanët, por jo heqje ndonjë penalizim tjetër maksimal, kur nga të tilla komplote, sikurse i ka përkufizuar Etika në vendimet e saj, mund të kenë dëmtuar indirekt ndonjë palë tjetër.
Akuza e bërë ndaj dy skuadrave në fjalë ka përzgjedhur dy fjalë të papërdorura shumë në fakt në fjalorin sportiv futbollistik “komplotim dhe influencim”, duke devijuar të thënit qartësisht “trukim”, apo “paracaktim” i rezultatit të dy ndeshjeve.
Megjithatë, kjo lloj të shprehuri në vendimet e Komisionit të Etikës është i bazuar në atë që thotë edhe baza ligjore, më saktësisht “Neni 68, Trukimi i ndeshjeve”. Vihet re, gjithashtu, se është dhënë dënimi maksimal në gjobë, sa u përket dy rasteve, me argumentimin se nuk përmbushet ndoshta pika e këtij neni, ku thuhet se “me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar, shkelësit do të dënohen me përjashtim përjetë nga veprimtaritë futbollistike”.
Dënim administrative është dhënë për drejtuesit e kombëtares së futsallës, për të njëjtat shkaqe, komplotim dhe influencim të rezultatit të ndeshjes Shqipëri–Zvicër, e vlefshme për Kampionatin Europian të Futsallit, Më konkretisht janë shkarkuar trajneri Alban Neziri dhe zv.trajneri Ramazan Konci. Po ashtu është bërë kallëzim penal për të gjithë ekipin e kësaj kombëtareje kuqezi për trukimin e ndeshjes Shqipëri–Zvicër.
Ja edhe vendimet e Komisionit të Etikës:
1. Dënimin me gjobë kundrejt K.F. Bylis me vlerë 1.500.000 lekë për komplotim dhe influencim në rezultatin e ndeshjes Flamurtari-Bylis, në kundërshtim me etikën sportive, bazuar në nenin 68.1 tëe KDS.
2. Dënimin me gjobë të K.S. Kastrioti me vlerë 1.500.000 lekë për komplotim dhe influencim në rezultatin e ndeshjes Kastrioti-Shkumbini, në kundërshtim me etikën sportive, bazuar në nenin 68.1 të KDS.
3. Për komplotim dhe influencim të rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, e vlefshme për KampionatinEuropian të Futsallit, shkarkimin e trajnerit Alban Neziri dhe të zv.trajnerit Ramazan Konci.
Kallëzim penal për trukimin e ndeshjes Shqipëri-Zvicër për të gjithë ekipin kombëtar të futsallit.
PANORAMA
Add new comment