Arkiv-Lajme të përditësuara
Nishani takon prokurorët: Luftoni korrupsionin të pandikuar nga askush
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe me drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Tiranës dhe Task-Forcës, nga të cilët ka kërkuar që të luftojnë korrupsionin dhe të jenë të pavarur nga çdo lloj ndikimi në punën e tyre.
“Mos prisnin t’ju bëjë të pavarur Presidenti i Republikes, te pavarur do t’ju beje puna e juaj”, theksoi Nishani.
Rama: Shterimi i një modeli zhvillimi e ka kthyer ekonominë në gropë thithëse
Kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS ka qenë gjendja e ekonomisë shqiptare, e cila sipas kryetarit të PS-së, Edi Rama është kthyer në një gropë thithëse dhe se të dhënat e qeverisë mbi rritjen ekonomike janë të manipuluara.
Kreu i PS theksoi gjatë mbledhjes së sotme se, rrënimi i ekonomisë shqiptare ka ndodhur për shkak të shterimit të një modeli ekonomik zhvillimi nga ana e qeveris ëdhe sipas tij nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme me reforma për të rimëkëmbur këtë gjendje.
Thaçi takon Barroso dhe Van Rompuy
Komisioni Europian ka shprehur mbështetjen e plotë në vijimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre si dhe lidhur me perspektivën europiane të Kosovës.
Kështu ka deklaruar Presidenti i KE-së, Barroso në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të raundit të pestë të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash.
AK: Kreshnik Spahiu, ‘Qytetar Nderi’ i Nju Jorkut
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shpallur “Qytetar Nderi” i Nju Jorkut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Sipas AK, mesohet se kjo eshte bere me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe Presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer.
Në ceremoninë e dhënies së cmimit Kreshnik Spahiu ka falenderuar mbarë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë kontribuar në dhënien e këtij cmimi.
Krasniqi: Braktisja e Kuvendit, në shërbim të proceseve demokratike
Prishtinë, 19 shkurt – Për më shumë se një muaj Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të mbajë asnjë seancë pa u braktisur si nga pozita, po ashtu edhe nga opozita. E veprime të tilla nga opozita priten të përsëriten sa herë që Qeveria dërgon në Kuvend për miratim emra të rekomanduar për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike apo të ndonjë institucioni tjetër shtetëror, e që ata emra nga opozita shihen si të afërt me pushtetin. Këtë paralajmërim e japin LDK-ja e Isa Mustafës dhe lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit.
Studimet, si t’i transferoj në një universitet tjetër?
Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit?Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Nuk jeni të kënaqur nga ana akademike? Universiteti nuk ju duket aq përmbushës? Ndoshta eksperienca e re e transferimit të studimeve mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore
Korçë, tenton të trafikojë armë e fishekë, arrestohet shoferi i autobusit
Kapet me armë, ndalohet në kufi shoferi i një autobusi të linjës Tiranë- Selanik. Sipas policisë, Olsi Bellovoda, 37 vjeç nga Korça, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi gjatë kontrollit në autobusin që drejtonte, është gjetur një armë e çmontuar model 57 si dhe 102 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Armatimet u gjetën në pjesën e brendshme të autobusit, në raftet e sipërme të bagazheve personale. “Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo armë do të trafikohej për në Greqi nga drejtuesi i automjetit”, bën të ditur policia.
SHQIP
PËRFITOJNË KUNDËRLIGJSHËM?
Lëvizja Vetëvendosje, kundërligjshëm, ka përfituar mijëra euro të Buxhetit të Kosovës që KQZ ua ndanë partive politike. Për këtë Lëvizja për Bashkim, e cila pretendon se ka hise në këtë Fond, ka ushtruar padi ndaj KQZ’së në Gjykatën Supreme. Sipas kësaj partie, Vetëvendosje nuk është dashur t’i marrë ato para, pasi që në zgjedhje ka hyrë si nismë qytetare e jo si parti politike. Në Lëvizjen e Kurtit mohojnë gjithçka.
Biberaj: Tirana, bastion i FRD. Shehri: Pretendojmë 70 mijë vota në qarkun e Tiranës
TIRANE- Nenkryetari i Frymes se Re Demokratike, gjate nje takimi me banore te njesise nr.6 ne Kombinat, ne Tirane ka deklaruar se kryeqyteti eshte bastion i FRD-se.
Sipas tij, Tirana rrëzoi presidentin e fundit komunist Ramiz Alia dhe do të rrëzojë kryeministrin e fundit komunist Berisha.
“Më 23 qershor FRD do të shënojë një fitore të jashtëzakonshme e cila do t’i shërbejë demokracisë dhe rotacionit politik në Shqipëri”- tha ai.
Padia në Kushtetuese, rrëzohet rritja e pagave të policëve
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për mënyrën e përllogaritjes së shtesës për gradë. Sipas vendimit objekt ankimi, parashikohet që punonjësi i Policisë së Shtetit, për kohën e qëndrimit në gradë, përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune, por përllogaritja e kësaj shtese duhet të fillojë në çastin e marrjes së gradës.