Arkiv-Lajme të përditësuara
Manovrat e PD-së: Duhet të rekrutojmë elektoratin e PS për demoralizim
Qarku i Fierit duket se do jetë një nga qarqet ku do bëhet një betejë e ashpër, për shkak se opozita pretendon fitore të thellë.
Por mazhoranca po përdor çdo mjet për të fituar sa më shumë vota në këtë qark.
Siç raporton Shqip, qendra e PD në Tiranë ka shpërndarë një udhëzim, ku kërkohet që të rekrutohen votues të majtë dhe anëtarësimi dhe lëshimi i teserave të PD të bëhet në mënyrë publike, për të demoralizuar votuesit e majtë.
SHTET DHE PAPUNËSI
Pas pesë vjetëve shtet, brenga kryesore e kosovarëve mbetet papunësia. Qytetarët shprehen të pakënaqur me punën e institucioneve në këtë drejtim. Nga rezultatet e regjistrimit të fundit për papunësi, rezulton se 44.9 për qind është shifra e papunësisë në vend.
Blerta Zeqiri nga Prishtina, edhe pse me fakultet të kryer, është e papunë. Ajo tregon se nuk ka lënë konkurs pa aplikuar, por përveç që është ftuar në ndonjë intervistë, nuk ka arritur të punësohet.
Thaçët, ngritja e një fuqie biznesi pas marrjes së pushtetit
Prishtinë, 17 shkurt - Një muaj pasi ishte emëruar kryeministër, Hashim Thaçi e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Që atëherë, ai ka hyrë në vitin e gjashtë në detyrën e shefit të ekzekutivit dhe mbetet politikani më i fuqishëm.
21 janari, eksperti Çardaku hedh poshtë akuzat: Ashklat e drurit, në këmishën e Ziver Veizit
Eksperti mjeko-ligjor Ndoc Çardaku, i akuzuar nga prokuroria për manipulim të provave për ngjarjet e 21 janarit, ku katër protestues humbën jetën, ka pretenduar sërish se ashklat e drurit i ka gjetur në këmishën e Ziver Veizit.
Kadare: Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë
Nga Frederic Ferney
Alfred Peza prezantohet në Peqin, rikthehet ‘paqja’ mes socialistëve peqinas
Po bën efekt memoja e SHBA? Berisha e përshëndet pavarësinë e Kosovës vetëm në FB
Ndërkohë që nuk ka lënë aktivitet të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës pa vizituar, kryeministri Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte në Kosovë për pesëvjetorin e Pavarësisë, por u mjaftua me një mesazh në Facebook.
Berisha, që ka qenë në Kosovë për të bërë aktivitete gjigande edhe për një abetare, u shkroi fansave të tij në Facebook se Kosova është faktor stabiliteti në rajon.
Qëndrimi i tij vjen pasi është bërë publike një memo e SHBA, ku ai kërcënohet hapur që të mos mbajë qëndrime nacionaliste.
Bashkim Zeneli: Berisha dhe Thaçi, karshillëk të rrezikshëm ndaj aleatëve
Diplomati flet dhe për mospjesëmarrjen e ndërkombëtarëve në seancën parlamentare për 5-vjetorin e Kosovës
Fatjona Mejdini
Prishtinë, Topalli: Një komb një qëndrim, përjetë
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seance solemne parlamentare me rastin e 5- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. E ftuar për të marrë pjesë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mbajti një fjalë rasti.
Para Kuvendit të Kosovës ajo solli në vëmendje deklaratën e ish Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në parlamentin shqiptar, duke thënë se; “ Ne kemi potenciali të bëhemi model, jo vetëm për rajonin, për Evropën por edhe për botën.”
Si u manipuluan provat në spital, morg, Kryeministri, Gardë dhe në Polici
Hetimi i “21 janarit”
Vështirësi për këqyrjen e viktimave, ekspertizat e armëve, gëzhojave, plumbave…
