Alfred Peza prezantohet në Peqin, rikthehet ‘paqja’ mes socialistëve peqinas

Postuar në 17 Shkurt, 2013 15:08

 

Partia Socialisti çeli nga qyteti i Peqinit fushatën e prezantimit ne baze te kandidatëve që do ta përfaqësojnë këtë force politike në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Kryetari Socialist Rama, paraqiti të shtunën kandidatin Alfred Peza, në një takim me anëtarësinë e këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi kryetarin e PS se rrethit dhe deputetin aktual për shembullin e bashkimit ne familjen socialiste, ndërsa nënvizoi mbështetjen e pakushtëzuar për kandidaturën e Alfred Pezës në vendlindjen e tij. Për herë të parë si kandidat për deputet, gazetari i njohur Alfred Peza shpalosi programin e tij për qytetin e Peqinit, që fokusohet tek hapja e vendeve të punës, rindërtimi i monumenteve te rendesise se veçante për qytetin apo dhe rinovimi i vlerave të skuadrës sportive, raporton Vizion Plus.

Gjatë takimit Rama vuri ne dukje sheshimin e qejf mbetjeve për shkak te ambicieve legjitime sipas tij për te qene pjese e garës elektorale. Ky moment u finalizua me një shtrëngim duarsh mes deputetit aktual Skënder Hasa, kryetarit te PS lokale Bukurosh Maçi dhe kandidatit Peza. Këtë moment Rama e përshkruan edhe ne faqen e tij ne FB kur shkruan:

Kur Alfred Peza u prezantua publikisht para ca ditësh si njëri ndër pjesëtarët e skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes mora shumë përgëzime. Por pashë edhe mërzinë e natyrshme të momentit të parë qoftë tek deputeti ynë i Peqinit Skënder Hasa, qoftë tek kryetari i PS së rrethit Bukurosh Maçi. S’kishin asgjë me Fredin, Peqinas edhe ai përveçse personalitet publik në Shqipëri. Por secili kishte ambicien e tij. Krejt legjitime padyshim. I pari për të qëndruar në skuadër, i dyti për t’u futur në skuadër. Bisedat mes nesh nuk shkuan vaj. Por as deputeti e as kryetari nuk e cenuan asnjë çast PS me kuturisje të pamatura publike”.

Vetë gazetari Peza tha në fund të fjalës së tij se: Që nga sot Peqini s’do përfaqësohet nga një deputet, po nga një skuadër fituese për rilindjen që meriton”.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.