Arkiv-Lajme të përditësuara

Engel: Nacionalizmi është i rrezikshëm, zgjedhjet përcaktuese për Shqipërinë

Postuar në 16 Shkurt, 2013 03:03

 

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, në një intervistë për “VOA” është shprehur kundër retorikës nacionaliste që ka përvijuar së fundmi në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai është shprehur se lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të natyrshme, por vlerëson se me to nuk duhet të abuzohet pasi një gjë e tillë mund të jetë e dëmshme.

Kunatat e vranë vjehrrën pasi ajo i kërcënoi se do u tregonte djemve për veprimet e pamoralshme

Postuar në 16 Shkurt, 2013 03:02

 

Naime Skuka, 67 vjeçe, u bë pre e dy nuseve të shtëpisë, Xhemiles dhe Hikes, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç.

Grindjet e vazhdueshmes mes zonjës së shtëpisë dhe nuseve i kanë shtyrë drejt këtij akti.

Burime nga fshati Hotesh në Dibër pohojnë se vjehrra mund të kishte pikasur veprime jo të moralshme nga nuset e djemve, pasi dy djemtë e saj gjendeshin në emigracion.

Florije Peçi: “Jam mirë, por s’do e mbaj fëmijën. I vëllai: “Autori do paguajë me jetë”

Postuar në 16 Shkurt, 2013 03:01

 

“Jam mirë, por nuk do ta mbaj këtë shtatzëni”.

Kështu ka deklaruar për GSH, Florije Peçi.

Pas aksidentit në Himarë  Florija ka mbetur me pasoja fizike dhe  mendore, dhe së fundmi qëndron e shtruar prej tri javësh në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pasi rezulton shtatzënë disamuajshe si pasojë e një abuzimi.

Ajo është shprehur se nuk mund të mbajë një fëmijë nga një shtatzëni që ajo nuk është në gjendje ta shpjegojë.

XHAVIT SPECIALISTI

Postuar në 16 Shkurt, 2013 02:59

 

Pavarësisht se u josh pas parave dhe u dënua plot një vit për këtë punë Xhavit Hajdari u kthye përsëri në Spitalin e Gjilanit. Këtë herë jo si drejtor, por si mjek specialist në repartin e hemodializës. Drejtori Abdylatif Latifi thotë se vetëm i ka ndjekur urdhrat e komisionit disiplinor të MSH’së dhe se nuk e ka shkelur ligjin duke e punësuar sërish Hajdarin.

ECIM TUTJE

Postuar në 16 Shkurt, 2013 02:58

 

Kosova të dielën shënon pesëvjetorin e pavarësisë. Institucionet e vendit qytetarëve u kanë siguruar një festë me fishekzjarrë e koncerte. Por, edhe ky përvjetor shtetin e më të ri të Europës e gjen me problemet e vjetra: papunësi, korrupsion e gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Simbolit të pavarësisë së Kosovës “Newborn” i është rikthyer ngjyra sikurse para pesë vitesh, kur ishte vendosur në Prishtinë para ndërtesës e cila kujton kohën e Jugosllavisë.

Sheshet kryesore janë stolisur me flamuj të Kosovës, ata kombëtarë dhe të shteteve mike.

Panariti mohon kritikat e SHBA kundër nacionalizmit: Nuk ka asnjë memo për qeverinë

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:40

 

Shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti mohon dërgimin e memos nga SHBA, ku i kërkohet Tiranës zyrtare frenimi i retorikës nacionaliste.

I pyetur nga Top Channel mbi këtë dokument, Panariti u përgjigj: “Nuk ka asnjë memo të dërguar nga qeveria e SHBA për qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë dokument zyrtar. Përgjigjja është ezauruse”.

“21 janari”, Prokuroria apelon vendimin: U manipuluan provat, eksperti futi ashklën në trupin e Ziver Veizit

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:37

 

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë apelimin e vendimit për çështjen e 21 janarit, duke kundërshtuar pafajësinë që ju dha dy drejtuesve të Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjen e tre manifestuesve gjatë protestës së dhunshme të opozitës më 21 janar të 2011.

Reagon Jamarbër Malltezi: Planin nuk e bëra vetëm, por me shokë!

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:35

 

Në një reagim për shtyp, dhëndri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pranon se kompania e tij ka hartuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor te Planit Urbanistik të Tiranës, por thekson se ai është “fryt i punës njëvjeçare i mbi 80 eksperteve që përfaqësojnë ajkën e ekspertizës si dhe palcën e shqetësimit qytetar të Tiranës”.

Sipas Malltezit “Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) u hartua nga 5 ekspertë ndër më të mirët në vend, me titujt më të lartë akademikë të Shqipërisë”.

INTERVISTA/ Dashamir Shehi: Nuk do jem në listën e Berishës, por në koalicionin e tij!

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:34

 

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, flet për gazetën TemA

PDK-JA ME 7 NËNKRYETARË

Postuar në 15 Shkurt, 2013 14:30

 

Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Adem Grabovci dhe Arsim Bajrami janë zgjedhur nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk janë në këtë post më as Fatmir Limaj dhe as Jakup Krasniqi.

Kjo është bërë publike në faqen zyrtare të kësaj partie në twitter, pas një mbledhje që ka mbajtur për disa orë Këshilli Drejtues i saj.

Në këtë faqe thuhet se janë zgjedhur edhe kryesia e PDK-së, duke thënë se më këtë kanë përfunduar edhe zyrtarisht ciklin zgjedhor me përzgjedhje të kryesisë dhe nënkryetarëve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara