Reagon Jamarbër Malltezi: Planin nuk e bëra vetëm, por me shokë!

Në një reagim për shtyp, dhëndri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pranon se kompania e tij ka hartuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor te Planit Urbanistik të Tiranës, por thekson se ai është “fryt i punës njëvjeçare i mbi 80 eksperteve që përfaqësojnë ajkën e ekspertizës si dhe palcën e shqetësimit qytetar të Tiranës”.
Sipas Malltezit “Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) u hartua nga 5 ekspertë ndër më të mirët në vend, me titujt më të lartë akademikë të Shqipërisë”.
“Qofte Plani Rregullues dhe qoftë VSM mund të mos jenë perfekt, por janë absolutisht arritja më madhore për zhvillimin e ndershëm të Tiranës në 23 vitet e fundit. Janë fryt i një pune të përbashkët dhe duhet përshëndetur si një arritje monumentale ne fushën e planifikimit të territorit. VSM e këtij plani është e vetmja e botuar si libër me vete me gjithë dokumentet shoqërues. Ndofta z.Lame nuk arrin të bëjë dallimin mes Planit Rregullues të Përgjithshëm të qytetit dhe Planeve të Detajuara Vendore për çdo njësi të qytetit, që do hartohen pas Planit të Përgjithshëm për çdo njësi të qytetit dhe do përcaktojnë modelin e detajuar të jetesës në çdo njësi urbane.
Nëse do të hiqen syzet partiake në gjykim, jemi të sigurt se VSM do të dukej ashtu siç është në fakt, një dokument i vlefshëm për të mirën publike dhe sugjerimet e sinqerta do ta bënin veç më të plote. Sinqerisht, Prof. Dr. Lirim Selfo, Prof. Dr. Sulejman Sulçe, Prof. As. Dr. Sazan Guri, Prof. As. Dr. Romeo Hanxhari, Prof. As. Dr. Jamarbër Malltezi”,mbyllet deklarata.
TEMA
Add new comment