Arkiv-Lajme të përditësuara

Si u manipuluan provat në spital, morg, Kryeministri, Gardë dhe në Polici

Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:08

 

Hetimi i “21 janarit”

Vështirësi për këqyrjen e viktimave, ekspertizat e armëve, gëzhojave, plumbave…

Intervista e pacensuruar e 22-vjeçares: Nuk e dua fëmijën, ma bënë mjekët me gjilpërë

Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:06

 

Përdhunimi

Florije Peci: Fëmijën ma kanë bërë doktorët me gjilpërë…!

Silvana Muça

E mbijetuara e tragjedisë së 21 majit 2012 në Himarë, Florije Peci, pretendon se është dhunuar seksualisht gjatë kohës që mjekohej në një spital në Austri, ku u dërgua për rehabilitim. Prej disa ditësh është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, pasi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk kupton asnjë situatë rreth saj, pasi plagët e marra në aksident, e përndjekin edhe sot.

Ambasadori shqiptar në Austri: Florije Peçi ka pasur kujdes maksimal gjatë kurimit

Postuar në 17 Shkurt, 2013 09:05

 

Florije Peci ka pasur kujdes maksimal gjatë kurimit të saj në Austri”.

Kështu është shprehur në një lidhje telefonike për “Gazeta Shqiptare”, ambasadori i vendit tonë në Austri, Vili Minarolli. Ai është shprehur se nga ana e autoriteteve austriake, ashtu edhe nga ato shqiptare ka pasur një përkujdesje maksimale për kurimin e 22-vjeçares nga Librazhdi, duke përjashtuar çdo mundësi abuzimi me të.

Rama prezanton një tjetër hyrje në PS, Parid Cara

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:56

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka prezantuar sot nga selia rozë, një tjetër personazh i cili i bashkëngjitet PS-së për zgjedhjet e ardhshem parlamentare.

Parid Cara, nje sipermarres i suksesshem ne Itali , do të jetë deputet në Kavajë, tha Rama, ndërsa e prezantoi atë para gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

“Nevoja e çdo emigranti për ta pasur një atdhe të rilindur, një shtet dinjitoz që i mbron më dinjitet edhe emigrantët në një Shqipëri normale, ta ketë mundësinë njësoj siç e ka aty ku sot ka punën dhe jo atdheun”- tha Rama.

Fushata, PD u kërkon nga 1 milion lekë në muaj anëtarëve të Kryesive në rrethe

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:54

 

Anëtarët e rretheve të Kryesive të PD-së, duhet të paguajnë nga 1 milion lekë duke nisur nga muaji janar, në kuadër të fushatës zgjedhore. Lajmi bëhet i ditur nga Shqiptarja.com.

Sipas gazetës, të gjithë anëtarët, të cilët janë të punësuar në administratë, duhet ta paguajnë këtë shumë deri në qershor, edhe pse rroga e tyre është sa gjysma e një milioni.

Milo: Gjykatat, institucione të Berishës, shteti po fsheh krimet e “21 janarit” dhe “Gërdecit”

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:53

 

Dy krimet e shekullit. Kështu i ka cilësuar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ngjarjen e 21 janarit dhe tragjedinë e Gërdecit, ndërsa është shprehur kundër vendimeve të gjykatave, që sipas tij treguan më së miri se gjyqësori është zaptuar nga kryeministri i vendit.

Gjykatat janë institucione të qeverisë, shteti po fsheh krimet” theksoi ai.

Fatkeqësia si festë

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:52

 

Plani Rregullues i Tiranës (PRRT), nëse vërtet merr rrugë pas aprovimit të befasishëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), përbën vërtet një fatkeqësi, edhe pse miratimit të tij kryeministri në fjalimin e tij të gjatë i dha dimensionin e një feste.

Mesazhi i fjalimit të kryeministrit në këtë takim ngjan shumë me lajmin tjetër të ditës, që 21 Janari po shqyrtohet që të kthehet ditë feste.

KOSOVA NË FESTË

Postuar në 17 Shkurt, 2013 03:51

 

Kosova sot është në festë. Kryeqyteti është dekoruar me flamurin e shtetit të Kosovës, me flamuj kombëtar, si dhe të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të festojnë 5-vjetorin e shtetit të Kosovës. Ndërsa në orën 12:00, do të fillojë parada e parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne.

Terminali i pasagjerëve në Tiranë, kompania italiane i dorëzon Bashkisë studimin e fizibilitetit

Postuar në 16 Shkurt, 2013 13:00

 

TIRANE- Bashkia e Tiranes ka marre ne dorezim studimin e fizibilitetit dhe termat e referencës për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë nga kompania italiane “Ital – Ferr”.

Sipas bashkise, terminali është  pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.

Shkodër, hesape të pa lara nga viti 97’ ekzekutohet 50 vjeçari

Postuar në 16 Shkurt, 2013 12:58

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara