Fushata, PD u kërkon nga 1 milion lekë në muaj anëtarëve të Kryesive në rrethe

Anëtarët e rretheve të Kryesive të PD-së, duhet të paguajnë nga 1 milion lekë duke nisur nga muaji janar, në kuadër të fushatës zgjedhore. Lajmi bëhet i ditur nga Shqiptarja.com.
Sipas gazetës, të gjithë anëtarët, të cilët janë të punësuar në administratë, duhet ta paguajnë këtë shumë deri në qershor, edhe pse rroga e tyre është sa gjysma e një milioni.
“Urdhri na është komunikuar ditën e djeshme nga kryetari i PD-së së rrethit, i cili na tha se duhet të paguajnë 600 mijë lekë të reja”, ka thënë një anëtar kryesie nga një prej qyteteve të jugut. Gazeta thotë se pagesat e këtyre shumave do të bëhen në rrugë informale.
TEMA
Add new comment