Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Rama në ditën e tij më të vështirë, beson edhe gënjeshtrat e veta
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se motoja e kësaj qeverie është mbajtja e premtimeve të bëra.
Sipas Kryeministrit, impakti i reformave të shpallura është pozitiv dhe se asgjë nuk e zëvendëson opinionin e qytetarëve, ndërsa synohet pasurimi i programit të PD-së.
Duke folur para deputetëve të PD-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se kundërshtari është në hallin e tij më të madh, në ditën e tij më të vështirë.
AK: Këshilltari i Kserës në 94-vjetorin e Vorio Epirit, prokuroria të marrë masa
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sërish përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha në festimet e 99- vjetorit të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, festime te cilat u mbajtën në Athinë më 17 Shkurt dhe ku morën pjesë këshilltari i Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, pjesëtari i “Agimit të Artë”, Theofan Kaliviotis.
Sigurimet grryejnë buxhetin
Deri në fillim të viteve 2000, gati gjysma e buxhetit të Shqipërisë ndahej në mënyrë të barabartë mes shpenzimeve sociale për të mbrojtur shtresat në nevojë dhe atyre për investime që nxisnin rritjen ekonomike.
Elbasan, Meta: Bashkëpunimi, rruga drejt BE
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Elbasani përsëriti edhe njëherë mesazhin e për bashkëpunim, me qëllim afrimin Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Meta ishte i pranishëm në një takim me qytetarët e Elbasanit, ndërsa tha se LSI është e gatshme të bëjë aleancë me të gjithë ata që hapin vende të reja pune, me të gjithë ata që duan që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit.
CEZ: Kemi investuar 2,8 mld euro, kudo i kemi kthyer në përfitime, përveç Shqipërisë
Kompania çeke, CEZ, bëri të ditur sot se ata kanë investuar mbi 2.8 miliardë euro në vende të tjera që nga viti 2005, që kur kanë nisur ekspansionin. Sipas CEZ, të gjitha investimet i kanë kthyer përfitime, përveç Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e CEZ, Barbora Pulpanova.
Sipas “Prague Daily Monitor”, investimet e huaja përbëjnë një të pestën e investimeve totale të kompanisë që nga viti 2005, ndërkohë që në bazë të të dhënave kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71 për qind.
Lulzim Basha: Akuzat e PS-së për planin, politike. Rama do të fshehë dështimet e veta
Bashkia e Tiranës ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e anëtarit të Asamblesë së PS-së Artan Lame për planin urbanistik të Tiranës.
Në një deklaratë për shtyp, bashkia i cilëson akzuat e PS-së si të pavërteta dhe me prapavijë politike.
Gjykata, tjetër gjobë Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj Genc Rulit
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, është gjobitur sërish nga Gjykata e Tiranës. Sipas vendimit të gjykatës, ai duhet që të paguajë 7 milionë lekë dëmshpërblim, pas akuzave në drejtim të Genc Rulit, në lidhje me shkeljet e shumta në minierën e Bulqizës.
Gjykata ka vendosur se akuzat e Tahirit për shkeljet dhe abuzimet e Genc Rulit në minierën e Bulqizës janë shpifje dhe të pabazuara. Për këtë arsye, ai është dënuar me gjobë nga gjykata.
Minoritarët protestojnë në Gjirokastër: Të mos na hiqen pensionet
Minoriteti grek protestoi përpara konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, pas lajmit se atyre do iu hiqen pensionet që përfitonin nga shteti fqinj.
Mendohet se janë 18 mijë persona që humbasin pensionin grek, pasi qeveria e këtij vendi ka vështirësuar kushtet për marrjen e tij, në kushtet e një krize të thellë ekonomike.
Për të përfituar pensionin tani duhet që të heqësh dorë nga çdo e ardhur tjetër dhe të kesh jetuar në Greqi në 20 vitet e fundit.
Berisha përuron Qendrën e të Dhënave Qeveritare: Shqipëria dixhitale, synimi ynë
Kryeministri Berisha ka inauguruar ditën e sotme qendrën e të dhënave qeveritare, një investim prej rreth tre milion dollarë i qeverisë shqiptare në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale”.
Inaugurimin e kësaj qendre Berisha e cilësoi si një arritje të jashtëzakonshme, që tregonte hapat që ka hedhur Shqipëria në fushën e dixhitalizimit. Qendra, e cila është me standardet më të avancuar sipas kreut të qeverisë, përbën vetëm fillimi i nismave për dixhitalizmin e Shqipërisë, që përbëjnë një nga objektivat kryesorë të qeverisë.
Prokuroria dështon në marrjen në pyetje të Florije Pecit. Vajza flet përçart
Prokuroria e Tiranës nuk ka mundur që të marrë në pyetje Florije Pecin, vajzën e aksidentuar në Himarë, që ka mbetur shtatzënë gjatë kohës që po kurohej në Austri.
Sipas Shqip, prokurorët nuk kanë mundur të marrin një dëshmi të saj, për shkak se ajo flet përçart. Gjendja e saj mendore ka qenë e dobët që pas aksidentit, por tani është rënduar edhe më shumë pas lajmit për shtatzëninë.
Prokurorët janë këshilluar nga mjekët dhe psikologët që të mos e bëjnë intervistën me Pecin, ndaj ata janë fokusuar në hetimin e fakteve të tjera.