Berisha përuron Qendrën e të Dhënave Qeveritare: Shqipëria dixhitale, synimi ynë

Postuar në 18 Shkurt, 2013 03:59

 

Kryeministri Berisha ka inauguruar ditën e sotme qendrën e të dhënave qeveritare, një investim prej rreth tre milion dollarë i qeverisë shqiptare në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale”.

Inaugurimin e kësaj qendre Berisha e cilësoi si një arritje të jashtëzakonshme, që tregonte hapat që ka hedhur Shqipëria në fushën e dixhitalizimit. Qendra, e cila është me standardet më të avancuar sipas kreut të qeverisë, përbën vetëm fillimi i nismave për dixhitalizmin e Shqipërisë, që përbëjnë një nga objektivat kryesorë të qeverisë.

“Ne do të vrapojmë drejt botës virtuale, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ekonomisë, pasi është faktuar që teknologjia e informacionit përbën një mekanizëm të sigurt, të qëndrueshëm dhe shumë të rëndësishëm për ekonominë e të gjitha vendeve”, – theskoi Berisha.

Ky investim, i pari i këtij lloji në administratën publike, do të shërbejë si pika kryesore e infrastrukturës së teknologjisë së Informacionit të institucioneve të administratës publike, ku do të instalohen pajisjet dhe sistemet më të avancuara të shërbimeve elektronike qeveritare për bizneset dhe qytetarët. Qendra e të dhënave qeveritare ka një sipërfaqe prej 672 m², dhe përfshin 11 ambiente për infrastrukturën teknike, monitorimin dhe sigurimin e shërbimeve elektronike.

Aktualisht në këtë qendër të dhënash janë në funksionim mbi 12 shërbime të përqendruara qeveritare për rreth 60 institucione të administratës publike që përfshijnë Kryeministrinë, ministritë dhe institucionet e tyre të linjës.

Për monitorimin e këtyre shërbimeve dhe të rrjetit qeveritar janë ngritur 9 sisteme për të menaxhuar dhe monitoruar në kohë reale të gjithë problematikën e kësaj infrastrukture teknologjike dhe moderne. Të gjitha shërbimet elektronike, ofrohen nga Qendra e të Dhënave Qeveritare nëpërmjet rrjetit qeveritar prej 150 kilometër fibër optike të shtruar në qytetin e Tiranës.

Ky është një ambient, i cili me anë të një infrastrukture të plotë dhe logjistike do të “mikpriste” të gjitha sistemet qeveritare duke i ofruar garantimin e shërbimit 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.