Aleanca LSI- PBDNJ mund të kontrollojë KQZ-në

Aleanca e përfolur mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mund të bëjë që tashmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta kontrollojnë këto dy parti, që janë edhe ‘kingmaker’, shkruan Shqip.
PBDNJ dhe LSI kanë secila përkatësisht nga një anëtar në KQZ. Edhe pse dy parti që kanë qenë tek e majta, tani ato mund të pozicionohen djathtas, duke bërë që PS të humbasë pakicën bllokuese. Në këtë mënyrë opozita do ketë vetëm dy anëtarë në KQZ dhe mazhoranca do kontrollojë çdo vendim me dy të tretat.
Megjithatë Shqip raporton se krerët e PS janë optimistë se Dule nuk do e braktisë opozitën.
Edhe kështu, mazhoranca ka arritur të imponohet me institucione të tjera, që kanë marrë përsipër të bëjnë punën e KQZ-së.
TEMA
Add new comment