Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, pranga 62-vjeçarit dhunonte mbesat e mitura

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:06

Një i moshuar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se dhunonte dy mbesat e tij të mitura. Sipas policisë i arrestuari është  Feim Almeta, i cili prej kohësh dhunonte psikologjikisht, por jo vetëm, dy mbesat e tij, Silda dhe Alkida Almeta, përkatësisht 4 dhe 5 vjeç. Padia është ngritur nga daja i dy vajzave, i cili kishte konstatuar se së fundmi Feim Almeta, në gjendje të dehur, kishte arritur deri aty sa u kishte djegur edhe cigaren në ballë dy vajzave të mitura.

 

 

MAPO

PS: Taksa e sheshtë ka shtuar papunësinë dhe korrupsionin, Berishës i ka mbetur ora tek koha e komunizmit

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:04

 

Për Partinë Socialiste, kryeministrit Sali Berisha i ka mbetur ora tek koha e komunizmit, kur shërbente si Sekretar i Partisë së Punës dhe doktor i Mehmet Shehut e Enver Hoxhës. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot, anëtarja e grupit të punës për programin në PS, Milena Harito ka theksuar se Berisha përpiqet më kot të justifikojë taksën e sheshtë sepse sot realiteti i qartë për çdo shqiptar.

Vritet duke mbledhur skrap 18-vjecari

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:03

Një 18-vjeçar nga lagjia numër katër e Kurbinit, me emrin Gjin Lleshi ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes mbi kokën e tij të një pjese tarace tek ish-uzina e superfosfatit në Laç. 

I riu ka qënë duke mbledhur skrap në këtë zonë, proces të cilin e kryente shpesh, por dita e sotme ka qenë e fundit e ritualit të tij të përditshëm për të siguruar pak të ardhura për familjen e tij. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu ndërsa edhe këto të fundit konfirmojnë shkakun e humbjes së jetës së të riut.

Ministri i Jashtëm gjerman, nesër në Tiranë

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:14

 

TIRANE- Ministri i Jashtem i Gjermanise, Guido Vestervelle pritet te vizitoje neser Tiranen. Vizita e tij, vjen pas nje shtyrje te asaj te planifikuar ne vendin tone me 14 shkurt, pas nje fatkeqesie familjare.

Mesohet se Vestervele do te zhvolloje takime me krerët e lartë të shtetit si dhe me kryetarin e PS-se, Edi Rama.

Arsyeja e anulimit të vizitës së ministrit gjerman,u be ndarja nga jeta e babait të Vestervelles.

Meta: Programi i PS-së për shëndetësinë na çon në krizë ta pashembullt financiare

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:13

 

Nënshkruhet marrëveshje PAP-2, Berisha: Shqipëria, nga të paktat vende të planetit që ofron internet falas

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:12

 

Ministria e Inovacionit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit nënshkruan sot marrëveshjen  e bashkëpunimit PAP-2, e cila do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit, nëpër universitete dhe mjedise shkollore.

Për kryeministrin Berisha, i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ky vendim përbën një arritje madhore në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale” dhe e bën Shqipërinë një nga vendet më të pakta të planetit që ofron internet falas.

Islami: Vë bast që PS nuk i merr dot 72 deputetë. FRD dhe AK nuk do marrin asnjë mandat

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:11

 

Kastriot Islami ka vijuar me analizat e tij se PS nuk mund të vijë në pushtet në asnjë mënyrë gjatë zgjedhjeve të 2013-s. Sipas tij, PS nuk mund të fitojë zgjedhjet, çfarëdo koalicion që të bëjë, duke përfshirë në të edhe LSI-në madje. Ai ndërkohë ka vënë bast se PS nuk mund të marrë 72 mandate, ashtu siç pretendojnë socialistët.

Berisha: Më 23 qershor shembim murin e bllokimit

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:10

20 shkurti është dita kur 22 vjet më parë u rrëzua në mënyrë demonstrative busti i diktatorit Enver Hoxha që gjendej në qendër të Tiranës, duke i dhënë fund kështu regjimit të egër komunist që mbajti të mbërthyer vendin për mbi 4 dekada. 

Me rastin e kësaj dite, Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet postimit të tij të radhës në Facebook, ndër të tjera shkruan se 'sot, pas 22 vitesh, neobllokmenet me ne krye Edi Ramen ngriten me voten e tyre murin e Bllokimit. Me 23 qershor ne do ta shembim ate'. 

Rezoluta çame, në Komisionin e Jashtëm. Idrizi: S’ka paqe mbi padrejtësinë historike

Postuar në 20 Shkurt, 2013 04:24

 

TIRANE- Komisioni i Jashtëm ka nisur sot shqyrtimin e rezolutës came, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.

Deputeti Shpetim Idrizi, duke ftuar anëtarët e Komisionit të bëhen pjesë e zgjidhjes së padrejtësisë që i është bërë cështjes came, ka kerkuar se eshte momenti te shihen gjerat si jane.

SHTRUAR PËR VERIUN

Postuar në 20 Shkurt, 2013 04:22

 

Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic kanë hapur çështjen e Veriut dhe të strukturave paralele të martën në Bruksel. Përveç një fotografie të re të dy Kryeministrave, Bashkimi Europian nuk dha detaje rreth negociatave. Takimet ndërmjet zyrtarëve të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë sot.

Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në ditën e parë të takimit të pestë, që po zhvillohet në Bruksel.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara