Haxhinasto: Industria, 10 mijë të punësuar të rinj më 2012

Postuar në 20 Shkurt, 2013 04:20

Sektori i industrisë vitin që shkoi rriti prodhimin me 13 për qind, duke ndikuar në hapjen e 10 mijë vendeve të reja të pune, ose rreth 28 për qind më shumë se një vit më parë. Shifrat e sektorit i dha dje ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Edmond Haxhinasto, në seminarin me temë “Përgjegjshmëria sociale e korporatave në industrinë nxjerrëse në Shqipëri”, të organizuar nga OSBE, METE dhe Ambasada Kanadeze. Haxhinasto tha se arsimimi profesional dhe kualifikimi janë themelore për efekte pozitive sociale. Por nga ana tjetër Haxhinasto vuri në dukje edhe sfidat që hasen në këtë sektor strategjik për ekonominë shqiptare. “Këto sfida lidhen kryesisht rreth punonjësit dhe qytetarit, por edhe rreth mjedisit dhe përfitimit të komunitetit vendor nga kjo industri dhe nga ky zhvillim”, tërhoqi vëmendjen ministri. Sipas legjislacionit aktual, ¼ e rentës minerare me ligj duhet t’u kalojë autoriteteve vendore. Për këtë, nënvizoi ministri, mbetet akoma një objektiv që duhet realizuar, veçanërisht në ato zona që kanë intensitet të lartë të këtij sektori dhe ku komuniteti ka edhe më shumë nevojë për të administruar këtë të ardhur të rëndësishme.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.