Vritet duke mbledhur skrap 18-vjecari

Postuar në 20 Shkurt, 2013 13:03

Një 18-vjeçar nga lagjia numër katër e Kurbinit, me emrin Gjin Lleshi ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjes mbi kokën e tij të një pjese tarace tek ish-uzina e superfosfatit në Laç. 

I riu ka qënë duke mbledhur skrap në këtë zonë, proces të cilin e kryente shpesh, por dita e sotme ka qenë e fundit e ritualit të tij të përditshëm për të siguruar pak të ardhura për familjen e tij. 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu ndërsa edhe këto të fundit konfirmojnë shkakun e humbjes së jetës së të riut.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikse dhe policisë u bë e mundur edhe nxjerrja nga gërmadhat e trupit të pajetë të 18-vjeçarit Lleshi. Kjo eshte vdekja e dytë që ndodh në rrënojat e superfosfatit që shkatërrohet për skrap. 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.