Rezoluta çame, në Komisionin e Jashtëm. Idrizi: S’ka paqe mbi padrejtësinë historike

TIRANE- Komisioni i Jashtëm ka nisur sot shqyrtimin e rezolutës came, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpërtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.
Deputeti Shpetim Idrizi, duke ftuar anëtarët e Komisionit të bëhen pjesë e zgjidhjes së padrejtësisë që i është bërë cështjes came, ka kerkuar se eshte momenti te shihen gjerat si jane.
“Rezoluta moment historik, ju ftoj të bëhemi pjesë e një akti të mohuar të drejtësisë. Debati për rezolutën duhet të jetë pjesë e të gjitha institucioneve. Ne nuk mund të bëjmë strucin para një problemi kaq të madh. Asnjë paqe nuk ngrihet mbi padrejtësinë historike”, tha Idrizi.
Shqyrtimi i saj ne komision vjen, pasi më 22 janar kjo rezolute u fut ne axhendën e Komisionit Parlamentar të Jashtëm ku janë përzgjedhur edhe dy relatorët e draftit Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike.
Rezoluta çame kërkon që në përputhje me neni 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të Protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë.
Sipas rezolutes duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e Marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.
PANORAMA
Comments
Idrizi nje paloço, do thjesht
<p>Idrizi nje paloço, do thjesht te marre ndonje vote, te shkretet çame ku i kane varur shpresat e tyre</p>
Add new comment