Nënshkruhet marrëveshje PAP-2, Berisha: Shqipëria, nga të paktat vende të planetit që ofron internet falas

Ministria e Inovacionit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit PAP-2, e cila do të bëjë të mundur përdorimin e internetit falas në shumë zona të vendit, nëpër universitete dhe mjedise shkollore.
Për kryeministrin Berisha, i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ky vendim përbën një arritje madhore në kuadër të projektit “Shqipëria dixhitale” dhe e bën Shqipërinë një nga vendet më të pakta të planetit që ofron internet falas.
Sipas kryeministrit, kjo marrëveshje firmoset pasi në një hark kohor 6-vjeçar me nismën “Shqipëria dixhitale” janë shënuar rezultatet nga më të rëndësishmet.
“Sot përdorimi i internetit në Shqipëria është mbi 60 për qind kundrejt 4.8 që ishte në 2008”, theksoi Berisha.
SHQIP
Add new comment