Prokuroria dështon në marrjen në pyetje të Florije Pecit. Vajza flet përçart

Postuar në 18 Shkurt, 2013 03:55

 

Prokuroria e Tiranës nuk ka mundur që të marrë në pyetje Florije Pecin, vajzën e aksidentuar në Himarë, që ka mbetur shtatzënë gjatë kohës që po kurohej në Austri.

Sipas Shqip, prokurorët nuk kanë mundur të marrin një dëshmi të saj, për shkak se ajo flet përçart. Gjendja e saj mendore ka qenë e dobët që pas aksidentit, por tani është rënduar edhe më shumë pas lajmit për shtatzëninë.

Prokurorët janë këshilluar nga mjekët dhe psikologët që të mos e bëjnë intervistën me Pecin, ndaj ata janë fokusuar në hetimin e fakteve të tjera.

Mjekët thonë se vajza është në gjendje të rëndë mendore dhe nuk u përgjigjet dot pyetjeve.

Një psikologe është duke punuar me vajzën.

Në rast se ajo do kujtonte detaje nga qëndrimi i saj në Austri, do ishte më e lehtë që të zbardhej historia e shtatzënisë së saj.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.