CEZ: Kemi investuar 2,8 mld euro, kudo i kemi kthyer në përfitime, përveç Shqipërisë

Postuar në 18 Shkurt, 2013 07:44

 

Kompania çeke, CEZ, bëri të ditur sot se ata kanë investuar mbi 2.8 miliardë euro në vende të tjera që nga viti 2005, që kur kanë nisur ekspansionin. Sipas CEZ, të gjitha investimet i kanë kthyer përfitime, përveç Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e CEZ, Barbora Pulpanova.

Sipas “Prague Daily Monitor”, investimet e huaja përbëjnë një të pestën e investimeve totale të kompanisë që nga viti 2005, ndërkohë që në bazë të të dhënave kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71 për qind.

Sipas kësaj gazete, në vitin 2009, CEZ bleu 76 për qind të kompanisë shqiptare CEZ Shpërndarje për shumën 102 milionë euro. Në vitin 2010 dhe 2011 firma shqiptare pati një pasqyrë pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje dhe kjo sipas CEZ, ka ardhur për shkak të dyfishimit të çmimit me të cilin blihej energjia elektrike, pa lejuar nga qeveria rritjen e çmimit të shitjes tek konsumatori.

Ndërkohë, CEZ ka nisur procedurat për një arbitrazh kundër shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës nga ana e tij për kompaninë çeke, çka i solli humbje të mëdha kësaj të fundit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.