Shkodër, hesape të pa lara nga viti 97’ ekzekutohet 50 vjeçari

Një person është qëlluar për vdekje mbasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ura e Thive në Shkodër. Sipas policisë viktima është Gjon Gjeka 50 vjeç nga fshati Bardhaj . Ai është ekzekutuar nga disa persona të cilët janë larguar në drejtim të pa ditur. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak për vrasjen të jetë një konflikt i pa zgjidhur i vitit 1997-98. Policia bën me dije se viktima Gjon Gjeka ishte person me precedentë penal, pasi emri i tij figuronte si autor i disa vjedhjeve gjatë periudhës së trazirave në Shqipëri në (vitet 1997-19978).
MAPO
Add new comment