KOSOVA NË FESTË

Kosova sot është në festë. Kryeqyteti është dekoruar me flamurin e shtetit të Kosovës, me flamuj kombëtar, si dhe të vendeve që e kanë njohur Kosovën. Shumë qytetarë tashmë kanë nisur të festojnë 5-vjetorin e shtetit të Kosovës. Ndërsa në orën 12:00, do të fillojë parada e parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne.
Në seancën solemne pritet të ketë mysafirë nga shtetet fqinje. Për t’i akomoduar sa më mirë ata, deputetët e Kuvendit të Kosovës ka gjasë që të mos i zënë ulëset e tyre, pasi të ftuar janë afro 140 mysafirë.
“Morëm vendim që për shkak se hapësira jonë është e kufizuar në sallën e deputetëve të lejohet mundësia që deputetët nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga Mali i Zi të ulen në pjesën e sallës ku ulen deputetët. Pra të krijojmë hapësirë sa më shumë që të mundemi, sepse atë ditë do të kemi mysafirë”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Gjithashtu në të gjitha komunat e Kosovës, janë organizuar manifestime të ndryshme kulturore për të festuar 5-vjetorin e Pavarësisë së vendit. Kurse në orën 20:00, do të jetë koncerti përmbyllës, në qendër të Prishtinës.
Kosova ka shpallur pavarësinë gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës me Serbinë. Në 2005 patën filluar negociatat në Vjenë mes Liderëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Pas dy vitesh negociata, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur të merren vesh.
Ndërmjetësi i bisedimeve, Martti Ahtisaari, propozoi Pakon e tij, në bazë së së cilës Kosova më 17 Shkurt 2008 shpalli pavarësinë.
Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Shtetin e Kosovës e kanë njohur, afër 1000 shtete./RTK/
EXPRESS
Add new comment