Intervista e pacensuruar e 22-vjeçares: Nuk e dua fëmijën, ma bënë mjekët me gjilpërë

Përdhunimi
Florije Peci: Fëmijën ma kanë bërë doktorët me gjilpërë…!
Silvana Muça
E mbijetuara e tragjedisë së 21 majit 2012 në Himarë, Florije Peci, pretendon se është dhunuar seksualisht gjatë kohës që mjekohej në një spital në Austri, ku u dërgua për rehabilitim. Prej disa ditësh është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, pasi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk kupton asnjë situatë rreth saj, pasi plagët e marra në aksident, e përndjekin edhe sot.
Gazeta “Shqip” komunikon me 22-vjeçaren dhe, nga bashkëbisedimi, kuptohet fare lehtë se gjendja mendore e saj nuk është normale. Dy ditë më parë, në Tiranë, i kanë ardhur katër shoqe, për t’u interesuar për shëndetin dhe për t’i thënë që janë përkrah saj në këtë situatë të vështirë.
Ndërsa ato që janë larg, i kanë telefonuar. Florijen e gjejmë të shtrirë në një prej dhomave të maternitetit. Nuk mund të lëvizë lirshëm prej traumave që ka pësuar nga aksidenti tragjik, ndonëse në Austri ka bërë rreth tre muaj e gjysmë terapi rehabilitimi. Në çdo moment ka nevojë që të ketë një kujdestar me vete. Nuk mban mend asgjë nga ajo që i ka ndodhur në Austri, ku u dërgua për mjekim të specializuar pas aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 13 persona, 11 prej tyre studente të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë në Elbasan.
Nuk di të thotë as se si ka ndodhur abuzimi seksual dhe as cilët janë autorët e krimit. Gjatë gjithë kohës mban në dorë një celular. Nuk u përgjigjet telefonatave. Këtë detyrë ia ka lënë në dorë motrës së saj më të vogël, Eridës.
Në fytyrë ka stampuar një buzëqeshje që nuk i shqitet për asnjë moment. E di që në bark mban një krijesë. Nuk do ta mbajë, përkundrazi gjatë gjithë kohës pyet motrën nëse kanë ardhur mjekët për ta bërë operacion. Në bisedën që bëjmë, është mjaft e lirshme.
Mendjen e ka te nipi i vet, Uesli, djali i vëllait. Në çdo pyetje që i bëjmë, bisedën naive e drejton tek Uesli. Shihet qartë që 22-vjeçarja nuk është e përgjegjshme për atë që ka ndodhur. Në kohën që e mori vesh, nuk dha asnjë reagim.
Si ndihesh tani?
Mirë. Kam pak probleme me të ecurën, por gjithsesi jam më mirë. Për mua kujdeset motra ime, Ida.
Je mërzitur këtu?
Shumë jam mërzitur. Vijnë mjekët, por nuk më thonë asgjë.
Të kanë ardhur shoqet?
Po, më kanë ardhur.
Çfarë të thanë?
Asgjë. Fjalë koti.
Do të shkosh më në shkollë?
Unë e mbarova shkollën. Nuk ka se çfarë më duhet më. Pres që të shkoj në punë te fshati im.
Si e ke fëmijën?
Nuk e di. Më lëviz tek barku. (ledhaton barkun)
E do?
Jo. Nuk e dua. S’kam për çfarë ta dua. Është një fëmijë i padëshirueshëm për mua. Dua vetëm Ueslin. Është dy vjeç dhe më merr në telefon. Kërkon që të shkoj tek shtëpia. Më ka marrë malli për atë.
Si ngele shtatzënë?
Nuk e di. Ma kanë bërë doktorët me gjilpërë, ose ma kanë futur në serum. Nuk e mbaj mend, se nuk kam parë asgjë. Në kohën që unë bëja serum, rrija shtrirë në krevat dhe nuk e kuptoja se çfarë më bënin. S’e kam ndjerë kur më lanë shtatzënë.
Mban mend gjë nga spitali në Austri?
Jo. Nuk më kujtohet asgjë.
Çfarë është djalë apo vajzë?
Nuk e di. Nuk e dua. Do ta heq. Po pres doktorët.
Pse nuk e do?
Dua Ueslin dhe dua që të shkoj në shtëpi. Do të filloj punë te shkolla që t’i jap mësim Ueslit.
Po sikur të jetë i bukur si Uesli, përsëri nuk e do?
Jo. Më të bukur se Uesli nuk ka. Ai do ta rrahë bebin tim se ai është i keq. Uesli i ka sytë blu. Ky nuk i ka.
Shtatzënia : Prej disa ditësh është shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, pasi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Nuk kupton asnjë situatë rreth saj
Shëndeti: Nga bashkëbisedimi, kuptohet fare lehtë se gjendja e saj mendore nuk është normale. Dy ditë më parë, në Tiranë i kanë ardhur katër shoqe për t’u interesuar për shëndetin
Abuzimi: Nuk di të thotë as se si ka ndodhur abuzimi seksual dhe as cilët janë autorët e krimit. Gjatë gjithë kohës mban në dorë një celular. Nuk u përgjigjet telefonatave
Fëmija: Nuk do ta mbajë, përkundrazi gjatë gjithë kohës pyet motrën nëse kanë ardhur mjekët për ta bërë operacion. Në bisedën që bëjmë, është mjaft e lirshme
Përkthyesja:
Flet nga Austria, Lumije Peçi: Po hetojnë hyrje-daljet në spital
Shtatzënia në spital, policia austriake fillon hetimet
Lumije Peçi, zonja nga Kosova që ka pritur Florije Pecin në Austri, është shprehur mjaft e shokuar për lajmin e shtatzënisë së 22-vjeçares. Ajo thotë që po ndjek me vëmendje të gjithë procesin e hetimeve të policisë austriake, në lidhje me skandalin. Pretendon se shteti në fjalë po punon intensivisht në zbardhjen e skandalit, duke premtuar se shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh. Florijen e quan si motrën e saj dhe në çdo moment pyet për shëndetin e vajzës. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, ajo ka treguar për mënyrën se si është njohur me Florijen deri në momentet që e ka përcjellë në Shqipëri. Në bisedën telefonike, Lumija ka lënë të kuptohet që me 22-vjeçaren është abuzuar për muaj të tërë. Që në fillim të gushtit, ajo ka nisur të flasë përçart, në lidhje me ndershmërinë dhe faktin që në bark mbante një fëmijë. Në fund të shtatorit, abuzuesi seksual, ka “gabuar”, duke lënë shtatzënë studenten nga Katjeli i Përrenjasit. Kjo bëri që të shpërthente skandali në Shqipëri e jo vetëm. Autoritetet austriake kanë filluar hetimet për të arrestuar maniakun seksual.
Si u njohët me Florije Pecin?
Pas daljes nga gjendja në koma, Florije Peci erdhi në qendrën e rehabilitimit që ndodhet rreth 8 kilometra larg banesës sime. Më morën në telefon dhe më thanë që në spital kanë nevojë për një person që flet shqip. Pranova, por me të vetmin kusht që të mos përzihej asnjë shqiptar tjetër në këtë çështje. Që prej korrikut e deri në tetor, unë dhe familja ime nuk i jemi ndarë Florijes. Jemi kujdesur për atë dhe familjen e saj në maksimum. Kjo dëshirë na ka lindur nga zemra.
Sa shpesh kontaktonit me 22-vjeçaren?
Rrija rreth tetë orë në ditë në Qendrën e Rehabilitimit. E motra Erida qëndronte 24 orë atje. Kam ndërhyrë tek mjekët që të strehonin motrën e Florijes. U kam thënë që ta mbanin afër Florijes, pasi nuk kishte para që të rrinte në hotel. Iu bëra e bezdisshme mjekëve austriakë që ta pranonin kërkesën time.
Vutë re ndonjë gjë anormale tek vajza?
Nuk di se çfarë të them. Në fillim të gushtit ajo fliste përçart. Nuk kisha shumë që e kisha njohur dhe nuk e dija se si fliste para kësaj periudhe.
Çfarë ju thoshte?
Më thoshte që tek barku mbante një fëmijë, kishte ngelur shtatzënë. Një herë më pyeti nëse unë isha e virgjër apo jo. Në këtë periudhë që ajo fliste fjalë të pista, prezent ishte edhe Gazi, i vëllai. I thashë që të mos fliste nga këto gjëra por nuk më dëgjonte.
Ju shqetësoi kjo çështje?
Po shumë. Nuk ngurova që të shkoja tek mjeku që kujdesej për Florijen. I fola në lidhje me situatën mendore të saj. Ai ma quajti një gjë normale. Më tha se pas daljes nga gjendja e komës, pacienti sheh halucinacione dhe kjo është një gjë normale. E gjithë kjo punë u mbyll këtu dhe askush nuk u mor më me përçartjet e Florijes. Pas disa javësh ajo nuk fliste më të tilla gjëra.
Jeni interesuar në polici?
Tani sapo kthehem nga stacioni policor. Qëndrova atje rreth katër orë. Pas denoncimit, kam shkuar disa herë. Jam shumë e interesuar për atë që ka ndodhur me Florijen. E kam si motër. Më thanë që të rri e qetë, sepse e vërteta do të dalë shumë shpejt në dritë. Ata po shohin të gjitha hyrjet dhe daljet në spital. Nuk më japin asnjë emër, por konfirmojnë se po ecin në hap të sigurt. Ata janë tronditur nga ky skandal dhe po përpiqen që të dënojnë autorin. Jam shumë e sigurt që autoritetet po bëjnë të pamundurën që ta zbardhin të vërtetën. Unë do të ndjek hap pas hapi kronologjinë e hetimeve.
Kush e bëri denoncimin?
Një shqiptar nga Kosova, Arif Veselaj. Di që Florijen e kanë takuar vetëm dy shqiptarë. Personi që përmenda pak më lart dhe një tjetër. Nuk dyshoj aspak tek ata, sepse janë njerëz shumë pozitivë. Na vjen shumë keq për lajmet që kanë dalë këto ditë dhe nuk di se çfarë të them në lidhje me akuzat. Dua të them që Florije Pecin e kam dashur shumë dhe do të bëj përpjekjet maksimale që të dënohet ai që bëri krimin. S.Muça
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Më thoshte që tek barku mbante një fëmijë, kishte ngelur shtatzënë. Një herë më pyeti nëse unë isha e virgjër apo jo
Hetuesit austriakë po shohin të gjitha hyrjet dhe daljet në spital. Nuk më japin asnjë emër, por po ecin në hap të sigurt
SHQIP
Add new comment