Arkiv-Lajme të përditësuara

Tri defekte paraprake të fushatës së Edi Ramës

Postuar në 14 Shkurt, 2013 10:43

 

Henri Çili

Rilindja e Edi Ramës, siç mund ta etiketonim fushatën e tij për zgjedhjet e 2013, është afër finalizimit të procesit të formësimit të kontureve, identitetit, përmbajtjes. Në shpalljen e pritshme të programit përfundimtar që doli në fund ‘të rrugës së programit’ duket se pothuajse e kemi të qartë cili është lideri, cili është programi, cili është ekipi.

Gjyqtarët reagojnë sërish pas vendimit për “21 janarin”: Po denigrohet puna jonë

Postuar në 14 Shkurt, 2013 10:41

 

Gjyqtaret reagojnë serish vetëm pak dite, pasi quajtën ndërhyrje ne pushtetin e tyre sovran, një deklarate te ambasadës amerikane, qe u shpreh e tronditur nga pafajësia për te akuzuarit e 21 janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Plot një jave nga verdikti i Gjykatës se shkalles se pare, qe liroi nga akuzat, dy gardistet dhe qe shkaktoi një furtune te vërtete reagimesh ne politike, përfaqësitë diplomatike dhe organet mediatike, një njoftim i dyte shtypi mbërrin nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, raporton Vizion Plus.

Rama takon ambasadorët e BE: Kush do Shqipërinë europiane mes zgjedhjeve të lira nuk është vetëm

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:55

 

TIRANE- Zgjedhjet e qershorit kane qene ne qender te takimit te sotem te kreut te PS-se, Edi Rama me ambasadoret e BE-se ne vendin tone.

Gërdeci – Apeli ul dënimet, asnjëri në burg

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:53

 

Delijorgji e Minxolli përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, Pinarit i ulen tre vjet

Gjykata: Vrasjet e “21 Janarit”, nuk ka vepër penale! Ekspertiza e FBI-së na ndihmoi… për pafajësinë

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:51

 

Ndrea Prendi qëlloi Faik Myrtajn, por nuk e shikonte

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

S’ka akuzë - Gjatë gjykimit, u provua se fakti i paraqitur nuk përbën veprën penale për të cilën akuzohet i pandehuri Ndrea Prendi, por nuk rezulton të jenë bërë hetime të plota

INTERVISTA/ Ambasadori iranian: Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:50

 

Shqipëria nuk ka pse të varet kaq shumë nga SHBA-ja. Kosova nuk ka bërë asnjë lobim për njohjen. Vendet nuk mund të konfliktohen pafundësisht. Vetëm dialogu i zgjidh diferencat. Intervistë në prag të përvjetorit të revolucionit islamik

Nga Genc Mlloja

Rikthimi i Selamit, Braçe: Ky u rrah nga Berisha në 94-ën. Tare: Pa fije personaliteti, legen

Postuar në 14 Shkurt, 2013 07:48

 

Deklarata e Eduard Selamit bërë në emisionin “Opinion” për rikthimin në PD, nuk është anashkaluar nga ana e socialistëve. Dy prej deputetëve socialist, Erion Braçe dhe Auron Tare e kanë sulmuar ashpër Selamin. Braçe ka thënë se Selami u rrah më ’94-n nga Berisha, ndërsa Tare ka qenë edhe më i egër, duke e cilësuar atë legen.

Kush është ky Eduard Selami? Po më shkruajnë në inbox se qenka kandidati i parë i Sali Berishës në Berat, ndaj pyes. Kam 18 vjet që kërkoj për këtë emër dhe nuk gjej gjë.

Sekui mbledh ambasadorët e BE, merr pjesë edhe Rama

Postuar në 14 Shkurt, 2013 03:19

 

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sekui mbledh sot në një takim ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Mesohet se takimi do te zhvillohet në zyrën e Bashkimit Europian në Tiranë. Ne kete takim eshte konfirmuar edhe prania e kreut te PS-se, Edi Rama.

Nuk ka ende detaje rreth synimit te takimit, por mendohet se ne qender te tij do te jete përgatitja e zgjedhjeve të 23 Qershorit.

PANORAMA

FT: “Albpetroli”, turp kombëtar

Postuar në 14 Shkurt, 2013 03:17

 

 

“Financial Times” analizon dështimin e tenderit. Taçi, mik i BerishësQeveria shqiptare ka anuluar ofertën fituese të kryesuar nga një biznesmen vendas në tenderin për shitjen e firmës shtetërore “Albpetrol”, pasi ajo nuk arriti që të paguajë. Vendimi i jep fund asaj që u bë me shpejtësi një turpërim kombëtar për Shqipërinë, në një kohë kur ajo po përpiqet që të bindë Bashkimin Europian se po rrit standardet e transparencës. Por, pikëpyetje serioze ngrihen rreth sjelljes së fituesit të tenderit, manjatit lokal të “Vetro Energy”, Rezart Taçi, dhe të qeverisë.

Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani, i ankohet kryesisë: Rama nuk më kandidon

Postuar në 14 Shkurt, 2013 03:16

 

Deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, i ka dërguar një letër anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste, duke theksuar se Rama i ka bërë të ditur se nuk do e kandidojë në Kukës, por i ka kërkuar që të punojë për zgjedhjet në zonën e Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit.

Në letrën e publikuar nga Panorama, Dogjani shkruan se janë 250 anëtarë të PS në Kukës që i janë ankuar Ramës se ka emëruar Skënder Ahmetajn në krye të PS në Kukës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara