Arkiv-Lajme të përditësuara
PËRJETËSISHT ME VIZA
Kosovarëve nuk do t’u hiqen vizat as këtë vit. Madje, edhe viti i ardhshëm duket i zymtë. Ekspertë të integrimeve europiane përmendin vitin 2015 si mundësi kur Kosova do të hyjë në listën e bardhë të Shengenit. Kjo hidhet poshtë nga zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve.
Kosova nuk pritet të gëzojë të drejtën për të hyrë në listën e bardhë të vendeve të Shengenit këtë vit, e që do të nënkuptonte heqjen e regjimit të vizave.
Kështu vlerësojnë analistë kosovarë, ndërkohë që pak shpresa për këtë japin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.
Pogradec, përdhunonte vajzat që shkonin të bënin tatuazhe në studion e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 41-vjeçar, ka përdhunuar dy adoleshente të cilat kishin shkuar në studion e tij për të bërë tatuazh. Mësohet se 41-vjeçari ka abuzuar dhe me femra të tjera, të cilat shkonin për të bërë tatuazhe.
Tiranë, vjedhjet, policia arreston 13 persona
TIRANE- Brenda 48 orëve të fundit policia njoftoi se ka arrestuar 13 shtetas pasi akuzohen për vjedhje.
Në një deklarartë për shtyp, policia e Kryeqytetit tha se, në vjim të shumë operacioneve të suksseshme, brenda 48 orëve të fundit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë në kushtet e flagrancës 13 shtetas për veprat penale të vjedhjes së banesave dhe gjësë së gjallë, vjedhjes në rrugë dhe kapjes së personave në kërkim.
Ngjela: Berisha e bëri President se ndjente rrezik nga Bamir Topi kryeministër
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në televizionin News24 tha se kryeministri Sali Berisha ka përkrahur kandidaturën e Bamir Topit për President, pasi ndjente rrezik brenda.
Berisha, tha Ngjela është trembur se mos Topi do të bëhej kryeministër.
Bamir Topi dhe Spartak Ngjela janë të ftuarit e gazetarit Artur Zheji për të folur për të djathtën shqiptare.
Ministria e Jashtme: Ja cilat janë vendet ku është e rrezikshme të udhëtosh
Ministria e Jashtme shqiptare ka publikuar ditën e sotme në faqen e vet zyrtare një liste me emrat e vendeve ku udhëtimi nuk është i sigurt për shkak të situatës së brendshme në to, prandaj këshillohet që shtetasit shqiptarë t’i shmangin sa të munden këto vende.
“Shërbimi kombëtar i shëndetësisë”, PS: Falas për qytetarët
Partia Socialiste propozon një skemë të re e cila do të ofrojë shërbim shëndetësor falas për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që punojnë, përmes krijimit të ‘Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë’.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, sekretari i programit politik të Partisë Socialiste, Ilir Beqja deklaroi se skema aktuale e sigurimeve shëndetësore në Shqipëri ka dështuar, për sa kohë ajo mbështetet në kontributin e të punësuarve, të cilët janë shumë pak për shkak të shkallës së lartë të papunësisë në vend.
SHBA dhe Britania, apel shtetasve: Kujdes! Në Shqipëri priten protesta
Ndërkombëtarët, të alarmuar për situatën e krijuar pas lirimit të 2 gardistëve
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Benedikti XVI do të lërë Papatin ën 28 shkurt, lajmi shokon botën e krishterë
Papa Benedikti XVI do të dorëhiqet nga Papati në 28 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ati i Shenjtë, i cili ka paralajmëruar vendimin e tij gjatë një ceremonie për shenjtërimin e martirëve të Otrantos. Papa ka thënë në latinisht se e mori vendimin pas një meditimi të gjatë dhe për të mirën e Kishës.
Të përndjekurit gjuajnë me vezë fotot e Nishanit e Berishës
Ish- të përndjekurit politikë kanë vazhduar protestat e tyre të zakonshme përpara kryesisë së Kuvendit.
Meqë për ta është bërë jashtëzakonisht e vështirë që të afrohen pranë ndonjë politikani për t’i gjuajtur me vezë, të përndjekurit kanë vendosur që të gjuajnë me vezë fotografitë e presidentit Bujar Nishani, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode.
Berisha: Tirana do të dijë si të votojë më 23 qershor. PD ka mbështetjen më të madhe që prej ’96-s(kur manipuloi votat)
Kryeministri Sali Berisha në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e 93-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, u shpreh i bindur se PD do të fitojë në zgjedhjett e 23 qershorit.
“Kam bindjen më të madhe se qytetarët e Tiranës me mencurinë e tyre më 23 qershor do të votojnë për 93-vjetorin e Tiranës kryeqytet, për qindra vitet e ardhshme, si një lokomotive për zhvillimin e vendit, të votojnë për të ardhmen e kombit në Evropë”, është shprehur Berisha.