Arkiv-Lajme të përditësuara
Shqiptarët konsumojnë mish me hormone të ndaluara
Shqiptarët e pëlqejnë shumë mishin e tyre vendas, duke besuar se produkti është i pastër, bio, por pakkush e di që shpesh mishi që konsumojnë përmban hormone të rrezikshme, të cilat janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian.
Nga Besar Likmeta, BIRN
Konsumatorët shqiptarë kanë preferencë në mënyrë të veçantë për mishin e lopës, për të cilën ata mendojnë se është rritur në kullotë, duke qenë të sigurt për cilësinë e lartë dhe shijen, nëse do të krahasohet kjo me mishin e importit.
Apeli, sot vendimi i Prokurorisë për ’21 janarin’
TIRANE- Sot, Prokuroria e Tiranës pritet të marrë një vendim në lidhje me kohën e apelimit të vendimit që dha Gjykata për çështjen e 21 janarit. Prokurorët tregohen të rezervuar në hapat që do të ndërmarrin, ndërkohë që është mësuar se sot do të merret një vendim nëse ankimi në Apel do të bëhet me vendimin e shkurtuar të Gjykatës, apo do të pritet deri në zbardhjen e plotë të verdiktit që u dha pafajësinë ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo.
SHQIPTARËT NË RAJON, I MBROJMË NE
Në Statutin e ri të PDK’së e kemi vendosur mbrojtjen e interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajon. Të njëjtin paragraf do ta fusim edhe në Kushtetutën e re të Kosovës. Por, kjo nuk nënkupton se kemi ambicie territoriale ndaj Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Njëri prej udhëheqësve të PDK’së dhe Ministër aktual i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj, flet për Express.
Express: Çka keni ndryshuar në Statutin e PDK’së në raport me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës. Statuti i vjetër nuk e ka trajtuar këtë çështje?
Flamuri pajis me pasaportë të kërkuarin Hajri Elezi: Edhe ata kanë të drejtë të marrin atë dokument
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka pranuar se i kërkuari nga drejtësia shqiptare, Hajri Elezi, që është shpallur në kërkim për shkak të skandalit me naftën vergine, është pajisur këto javë me pasaportë në komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Sipas Shekullit, Noka e ka pranuar një gjë të tillë në një mbledhje të Komisionit të Sigurisë.
Hajri Elezi, nga zona elektorale e Nokës, u shpall në kërkim pasi u arratis nga ‘arresti shtëpiak’. Apeli ka vendosur për më tepër ta kthejë atë në burg.
Por Elezi është arratisur dhe nuk dihet se ku është.
Vangjel Tavo: Shëndetësia të mos përdoret për fushatë (çfarë mufke!)
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar për GSH se shëndetësia nuk duhet të përdoret për fushatë nga asnjë palë politike.
Të tilla mufka vetëm një zyrtar i LSI mund të lëshojë. Tani do na dalë edhe Ministri i Arsimit të thotë se mos përdoret arsimi për fushatë. Pastaj edhe Bode, Olldashi e me radhë.
Berisha e ka marrë seriozisht kthimin e kokës së Ali Pashës, kërkesë zyrtare Turqisë
Tashmë është zyrtare. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Turqia kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës dhe eshtrave të Sami Frashërit. Kanë qenë mediat turke ato të cilat e kanë publikuar këtë lajm, duke zbardhur detaje të vizitës së ministrit të Mbrojtes së Turqisë Ismet Yilmaz në Tiranë.
Spahiu: Më 23 qershor do të shkatërrojmë koalicionin e tradhëtarëve
SARANDE- Aleanca Kuq e Zi është ndalur sot në qytetin e Sarandës në nj tubim ku kanë marrë pjesë qindra mbështetës të saj.
I pranishëm në këtë tubim, kreu i AK-së, kreshnik Spahiu tha se me 23 qershor, sic e quajti ai, koalicioni i tradhëtarëve do të shkatërrohet nga orteku i votave kuqezi.
Ai hodhi akuza në drejtim të qeverisë Berisha, kur tha se në përbërje të saj nuk ka asnjë ministër nfa Saranda, por minoritarë si Ksera dhe Tavo.
Rama në Torino: Era për Europën po fryn majtas
Kryetari i Partisë Socialiste, dhe Zëvendës/president i Internacionales Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën “Rilindje për Europën: Paqe, prosperitet dhe progres”, të zhvilluar në Torino të Italisë. Në konferencë merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të së majtës Europiane, në një aksion politik për të mbështetur Pierluigi Bersanin, kandidatin e majtë për Kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në 24 shkurt në këtë vend.
Shoqëria civile shqiptare, letër Ban Ki Moon-it: Të shkarkohet Vuk Jeremiç
Përmes një letre, shoqëria civile shqiptare i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, duke kërkuar shkarkimin e Presidentit të Asamblesë së OKB-së Vuk Jeremiç.
Shkak është bërë koncerti që Jeremiç organizoi në OKB në datën 14 janar dhe ku si marsh të paqes, vuri pjesën muzikore “Marshim mbi Drin”, e cila ka shërbyer si himn i ushtarëve gjatë krimeve dhe masakrave serbe në Bosnje.
TemA TV/ PD në mbrojtje të gjyqtarëve të “21 janarit”, Mesila Doda: Rama, fushatë terrori ndaj tyre
Partia Demokratike akuzoi sot kreun e PS-së Edi Rama se ka ideuar ditët e fundit një “fushatë të paprinciptë” kundër gjyqtarëve të procesit të 21 janarit
Deputetja e PD-së, Mesila Doda, në një konferencë për shtyp, theksoi se fushata e Ramës është kthyer në një sulm dhe terror të egër ndaj trupës gjykuese.
Ajo theksoi se i vetmi synim i sulmit që organizohet nga PS-ja është pengimi i zbardhjes së plotë të ngjarjes së 21 janarit, ndërsa kërkoi nga kryesocialisti Rama të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar klimën politike në vend.