Arkiv-Lajme të përditësuara
PS po shqyrton mundësinë e protestave. Braçe: Të lyejmë me të kuqe Gjykatën e Tiranës
Partia Socialiste po shqyrton mundësinë e protestave në kuadër të vendimit të marrë për ngjarjen e 21 janarit, raporton Shqip. Këto qëndrime janë konfirmuar nga burime brenda grupit të PS-së, që bëjnë me dije se në fillim të javës së ardhshme do të merret edhe vendimi përfundimtar në lidhje me këtë çështje.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Erion Braçe shprehet se si shenjë proteste do të ishte lyrja me ngjyrë të kuqe e Gjykatës së Tiranës
“Lyrja e Gjykatës së Tiranës me ngjyrë të kuqe mund të jetë një tjetër aksion i dobishëm”, thekson Braçe.
Gjyqtari Agim Bendo heq dorë nga çështja “Malltezi- Balla”
Gjyqtari Agim Bendo ka dhënë dorëheqje nga shqyrtimi i procesit gjyqësor “Malltezi –Balla”, pasi ka pretenduar se ka gjykuar më parë një çështje të ngjashme.
Nga shorti i hedhur, gjyqtarja që do të vazhdojë me këtë proces është Vjosa Zaimi, e cila do ta fillojë nga e para gjyqin.
Në seancën e djeshme kanë qenë vetëm avokatët. Avokati i z.Balla ka pohuar se është gati të provojë që deklarimet e bëra janë të vërteta.
Por avokati i dhëndrit të kryeministrit është shprehur se këto deklarata kanë dëmtuar imazhin e Jamarbër Malltezit.
Albpetrol, shuhet oferta 850 milionë
Kur kanë kaluar më shumë se katër muaj nga shpallja fitues i konsorciumit “Vetro Energy” për tenderin e privatizimit të Albpetrolit dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje, qeveria ka nisur të vlerësojë ofertat e tjera të vlefshme.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, konfirmoi dje për gazetën “Panorama” se po zbatohen hapat që përcakton VKM-ja e 1 shkurtit 2012, ku përcaktohen rregullat e privatizimit të Albpetrolit.
Tiranë, rrëmben studenten për ta përdhunuar, kapet i kërkuari nga policia
Policia e kryeqytetit ka mundur të shmangë në kohë përdhunimin e një vajze në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë, një studente 23 vjeçare është rrëmbyer me dhunë nga një i ri nga Lezha dhe është dërguar në një motel në Sauk.
Deputeti i PD, Fatos Hoxha: Jemi si Reali i Madridit, fitojmë edhe pa LSI-në
Deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Fatos Hoxha, është shprehur se më 23 qershor PD-ja do të fitojë me një rezultat më të thellë se më 1992-in.
Kryetari i Gjykatës së Tiranës, 33- vjeçari Fatri Islamaj, është kushëri i Berishës dhe asistent i Argitës
Pas disa muajsh si kryetar i komanduar i gjykatës së faktit në Tiranë gjyqtari 33-vjeçar, Fatri Islamaj, u zgjodh nga KLD-ja në mbledhjen e 18 janarit 2013, si kryetar i Gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit, duke zëvendësuar ish-kryetarin Artan Zeneli, që u zgjodh anëtar i KLD-së, raporton Shqiptarja.com.
JU ARMATOSIM NE
Ministri turk i Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, ka thënë se vendi i tij do ta përkrahë Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe me armatim. Gjatë takimit me Ministrin Agim Çeku, Yilmaz ka bërë të ditur se Turqia do t’ia blejë Kosovës edhe tri autoblinda. Ndërkohë, Ankaraja ka paralajmëruar edhe mjete tjera për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
Shpërthim në Fushë- Krujë, dëme materiale
FUSHE- KRUJE- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Fushë Krujës.
Shpërthimi i eksplozivit u regjistrua rreth orës 19:45 në lagjen Kastrioti, brenda ambienteve të një vile tre katëshe. Mësohet se ndërtesa është e pabanueshme, ndërsa dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
Policia ka mbërriti menjëherë në vendin e shpërthimit, ku ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
PANORAMA
22-vjetori i OMONIA-s,Dule: Marrëdhëniet me Greqinë, të shkëlqyera, nuk prishen për një grusht votash
Organizata OMONIA ka festuar ditën e sotme 22 vjetorin e themelimit në qytetin e Korçës.
Kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo shprehu shqetësimin se fryma nacionaliste po godet identitetin e minoritetit grek. Ai solli në vëmendje rezultatet e censusit mbi identitetin fetar dhe etnik, i cili nxori një përqindje shumë të vogël të këtij minoriteti në Shqipëri, çka është konsideruar si e pavërtetë prej tyre.
Ministria e Ekonomisë refuzon pretendimet e CEZ për kompensim: 200 mln euro humbën nga keqmenaxhimi
Ministria e Ekonomisë i ka hedhur poshtë pretendimet e kompanisë çeke CEZ për kompensim prej 200 milionë eurosh, pasi kësaj kompanie iu hequr licenca për shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.
Sipas kësaj ministrie, kërkesa e kompanisë CEZ është krejtësisht e pabazë pasi humbjet e saj kanë ardhur për shkak të menaxhimit të dobët. Ministria, po ashtu, e ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e liçencës së CEZ-it.