Deputeti i PD, Fatos Hoxha: Jemi si Reali i Madridit, fitojmë edhe pa LSI-në

Postuar në 09 Shkurt, 2013 03:22

 

Deputeti demokrat i Qarkut të Kukësit, Fatos Hoxha, është shprehur se më 23 qershor PD-ja do të fitojë me një rezultat më të thellë se më 1992-in.

“PD ka aq shumë lojtarë të zotë, saqë fiton edhe me ekipin rezervë. Meqë ekipi i Kukësit, qytet prej të cilit vij si deputet është këtë vit në Superiore, po përdor një metaforë nga futbolli. “Real Madridi” me çfarëdo ekipi të futet në fushë, fiton. Kaq e thjeshtë është. Unë besoj se kjo thënie e zotit Patozi është aktuale edhe sot. Grupi ynë parlamentar është grup kampion. Unë e di shumë mirë që këto zgjedhje nuk mund të trajtohen si ndeshje stërvitore, edhe pse kundërshtari është ligë amatore. Këto zgjedhje janë një ndeshje serioze, janë finale kampionati, finale e një kampionati që zhvillohet një herë në katër vjet. Është e sigurt se “trajneri” ynë do të hedhë në fushë ekipin e tij më të mirë. Emrat e lojtarëve nuk do të kenë rëndësi. Rëndësi ka fitorja. Formacioni i përket “trajnerit” se dhe fitorja është në radhë të parë e tij”, deklaron Hoxha.

Sipas tij: “Nëse futen në zgjedhje me apo LSI-në, kjo nuk ka lidhje me strategjinë e fitores. Kjo u përket taktikave elektorale. Një gjë mund ta them me besim dhe siguri: Ne do të zgjedhim taktikën elektorale që maksimalizon rezultatin, sikurse besoj se dhe LSI është duke punuar seriozisht në këtë drejtim”.

Hoxha shprehet i sigurt se fitorja e PD-së nuk është e varur nga vota e askujt tjetër.

“Fitorja e PD-së varet nga kapitali i saj politik. Ne zgjedhjet do t’i fitojmë vetëm për shkakun dhe meritën tonë. Lërini të tjerët të djersitin nën ëndrrat e jeremit të tyre. Shpejt do të zgjohen”.

Hoxha e përjashton plot besim humbjen dhe shprehet se janë gati të shijojnë fitoren e radhës dhe jo të pranojnë humbjen.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.