Ministria e Ekonomisë refuzon pretendimet e CEZ për kompensim: 200 mln euro humbën nga keqmenaxhimi

Postuar në 08 Shkurt, 2013 14:40

 

Ministria e Ekonomisë i ka hedhur poshtë pretendimet e kompanisë çeke CEZ për kompensim prej 200 milionë eurosh, pasi kësaj kompanie iu hequr licenca për shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.

Sipas kësaj ministrie, kërkesa e kompanisë CEZ është krejtësisht e pabazë pasi humbjet e saj kanë ardhur për shkak të menaxhimit të dobët. Ministria, po ashtu, e ka mbrojtur vendimin për tërheqjen e liçencës së CEZ-it.

“Duke u nisur nga dokumentacioni që ne kemi deri tani në dispozicion mendojmë që ky pretendim nuk qëndron. Megjithatë, kjo do të kuptohet më mirë kur pala çeke t’i sjellë të dokumentuar 200 milionë”, – u shpreh Agim Bregasi, drejtor i Politikave Energjetike në Ministrinë e Ekonomisë.

Zoti Bregasi thotë se humbjet prej 200 milionë eurosh, që kompania çeke pretendon nga biznesi i saj në Shqipëri janë pasojë e keqmenaxhimit të Sistemit të Shpërndarjes të bërë prej saj.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.