Arkiv-Lajme të përditësuara
Qosja: Vetëm naivët mund të besojnë për zgjedhje të ndershme me Berishën më 23 qershor
Akademiku Rexhep qosja shprehet se është naivitet të besohet se Sali Berisha do të bëjë zgjedhje të ndershme më 23 qershor. Sipas tij, BE dhe SHBA e kanë kuptuar këtë gjë dhe kanë nisur shumë herët që të bëjnë presion ndaj tij, për të mos prekur zgjedhjet.
Berisha: Nuk komentoj vendimin e gjykatës për 21 janarin
Kryeministri Berisha nuk pranoi të komentojë vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës, e cila i dha pafajësinë dy të akuzuarve të 21 janarit, ndërsa doli në një konferencë shtypi për fermerët.
I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat e familjarëve të viktimave të 21 janarit, Berisha
është përgjigjur prerë se nuk komenton vendimet e Gjykatës.
Tahiri: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. PS braktis Kuvendin. Topalli: Ju doni që të varen në litar. Duhet të mbyllni gojën
Deputeti socialist, Saimir Tahiri, gjatë seancës së sotme në Kuvend, është shprehur se Ndera Prendi dhe Agim Llupo nuk do të shpëtojnë nga drejtësia. Ai tha se në emër të katër të vrarëve, ata do të përgjigjen para drejtësisë. Pas kësaj, deputetët socialist kanë braktisur seancën e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit ndërkohë, Jozefina Topalli, ka thënë se njësoj sin ë kohën e komunizmit, deputetët socialist kërkojnë varje në litar. Por, sipas saj, kur flet drejtësia, kushdo duhet të heshtë dhe ta mbyllë gojën.
Serbia i kërkon Shkupit përkrahje për kanalin ujor Beograd – Selanik
Autoritetet serbe kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të përkrahin projektin serb për ndërtimin e kanalit ujor Beograd – Selanik.
Ky propozim është bërë gjatë vizitës ë fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçicc më 28 janar në Shkup, ku ai shpalosi projektin e rrugës ujore, që kalon përmes Maqedonisë.
PE voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian do të votojë sot projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë.
Në dokumentin për Kosovën thuhet se Bashkimi Europian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.
Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve europiane që të pranojnë shtetin e ri.
“Poli i Tretë”, Meta-Dule takim treorësh
LSI po bën të gjitha përpjekjet për krjimin e një “Poli të Tretë”, në të cilin do të merrte pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Deri më tani përflitet për një bashkëpunim me PBDNJ, ndërsa ka pasur edhe zëra për FRD-në, por zyrtarët e kësaj partie e kanë mohuar koalicionin me LSI-në.
Përpjekjet e LSI-së janë konfirmuar ditën e djeshme, teksa Ilir Meta është takuar për tre orë me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, në një prej restoranteve të Tiranës.
Burime Brenda LSI-së kanë konfirmuar faktin se në takim është folur për formimin e një “Poli të Tretë”.
“21 janari”, Prendi kërkoi nga Basha gjatë të shtënave që të largoheshin trupat e Gardës
Ndërsa pritet që të jepet vendimi për “21 janarin”, gjatë konkluzioneve të dhëna ditën e djeshme nga ana e mbrojtjes, është konfirmuar për herë të parë se kreu i Gardës, Ndrea Prendi, ka folur me ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, gjatë tensionimit të situatës.
Atë të premte Garda e Republikës i kishte kërkuar ministrit të Brendshëm Lulzim Basha që të hiqte efektivët e saj nga kordoni i policies, raporton “Shqiptarja.com”.
KEK’U PO VJEDH
Qytetaret akuzojnë Korporatën Energjetike të Kosovës për fryrje të faturave për muajin janar. Për këtë të enjten është paralajmëruar edhe një protestë para objektit të KEK-ut. Nga Korporata thonë se faturat u rritën sepse qytetarët po e shfrytëzojnë rrymën edhe për ngrohje.
Me qindra ankesa i kanë shkuar Korporatës Energjetike të Kosovës nga qytetarët për faturat e muajit janar. Qytetarët akuzojnë Korporatën se i ka fryrë faturat për këtë muaj.
Të mërkurën, radha e atyre që prisnin para sporteleve të KEK-ut për sqarime ishte shumë e gjatë.
Bruksel, përfundon takimi Jahjaga- Nikoliç
Kosova dhe Serbia kanë ngritur sot dialogun mes tyre në nivele më të larta, në atë presidencial.
Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, rreth orës 18 e 30 ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliç.
Në prag të tij, Ashton ka takuar ndarazi Nikoliçin dhe më pas Jahjagën.
***
AK denoncon në Prokurori: Qeveria shqiptarë paguan drejtuesit e “Agimit të Artë”
Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot atë që e quan skandalin e radhës së qeverisë .