Arkiv-Lajme të përditësuara
Padia: Leka Zogu kërkon t’i kthehet Pallati i Brigadave
FOTO LAJM/ Formulari i LSI-së që kërkon nga punonjësit e administratës 40 vota për mbajtjen e vendit të punës
Pushteti ka nisur tashmë fushatën e saj të ethshme për të siguruar sa më shumë vota në zgjedhjet e 23 qershorit, duke përdorur çdo lloj forme. Përveç punësimeve në këtë periudhë dhe premtimit të lekëve, tashmë kanë nisur që të qarkullojnë edhe formularë, ku punonjësit e administratës duhet të firmosin se do të votojnë për PD dhe LSI, si dhe do të sigurojnë edhe votat e familjarëve të tyre, në mënyrë që të mbajnë vendin e punës.
Belgjika nis të bllokojë hyrjen e shqiptarëve me dokumente të rregullta
Belgjika po bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel, por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh, raporton A1Report.
KQZ miraton sot modelin e ri të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot modelin e fletës së votimit që do të përdoret për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ngjyra e fletës do të jetë bezhë. “Lloji i letrës: watermark 90gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar ne fazën përfundimtare, me certifikatë origjine, i vazhdueshëm me skicë speciale, me mikroprintime, element në printim që shikohet me rreze ultraviolet”, thuhet në relacionin e KQZ-së. Ndërsa dimensionet e fletës së votimit do të jenë: gjerësia 297 mm dhe gjatësia 420 mm.
Majlinda Bregu i ankohet Berishës: Deputetët po më fusin në sherr me mediat
Ministrja e Integrimit, njëherësh dhe koordinatore e fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu, i është ankuar dje kryeministrit Sali Berisha për deputetët, të cilët sipas saj po e fusin në sherr me mediat, raporton GSH.
Ja kush do e drejtojë fushatën e PD, Bumçi në Tiranë, Halimi në Durrës
Berisha thotë se do bëjë koalicion të madh, duke përjashtuar FRD-në e Topit
Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, kreu i PD mblodhi grupet e punës për zgjedhjet, për të diskutuar se kush do e drejtojë fushatën në qarqe.
Edhe në zgjedhjet e 23 qershorit grupet e punës do të drejtohen nga thuajse të njëjtët që ishin katër vite më parë. Ndryshimi i vetëm është emërimi i ministrit Eduard Halimi në krye të grupit të punës në qarkun e Durrësit duke zëvendësuar kështu Ferdinad Xhaferrin.
Nuk e lënë rehat Berishën, një makinë i pret rrugën eskortës së tij, duke rrezikuar një aksident
Kryeministri Sali Berisha ka përjetuar sërish momente frike, ndërsa ndodhej brenda makinës së tij pranë Hotel Dajtit në Tiranë.
Një makinë kundravajtje i ka prerë rrugën, duke rrezikuar një aksident.
Policia thotë se ka arrestuar shoferin Ervis Hoxha, nga Lushnja, që ka rrezikuar Berishën.
Ai ishte në gjendje të dehur dhe ka hyrë kundravajtje.
Kjo është hera e tretë brenda pak kohësh që eskortës së Berishës i ndodhin të tilla incidente.
TEMA
THE END
Seriali i nisur më 29 Nëntor 2012, që në qendër kishte një lidhje të mundshme mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, përfundoi të hënën. Në episodin e fundit dy personazhet u takuan dhe nuk arritën të merren vesh për të bashkëqeverisur. Thaçi, ashtu siç pritej, nuk ia dha Haradinajt postin e Kryeministrit.
Që kur u kthye nga Haga, në vazhdimësi kërkoi të vijë në pushtet.
Madje për t’u bërë sërish Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ka edhe një plan.
PS, detaje rreth takimit Rama-Fule. Folën për fatin europian të vendit para e pas zgjedhjeve
TIRANE- Pak pas mbylljes se takimit mes komisionerit per Zgjerimin ne BE dhe kreut te PS-se, Edi Rama, selia roze ka publikuar detaje rreth asaj qe eshte diskutuar.
PS-ja, permes nje deklarate per mediat, ben me dije se Kryetari Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve.
Beqja: 95% e shqiptarëve me paga më të larta pas 23 qershorit
Partia Socialiste ka premtuar se pas ardhjes në pushtet, paga neto për 95% e shqiptarëve do jetë më e madhe, për shkak të uljes së taksave përmes taksimit të ndershëm. Sekretari për Programin, Ilir Beqja, i ka cilësuar si gënjeshtër deklaratat e kryeministrit Berisha për taksën e sheshtë.
