Majlinda Bregu i ankohet Berishës: Deputetët po më fusin në sherr me mediat

Postuar në 05 Shkurt, 2013 03:43

 

Ministrja e Integrimit, njëherësh dhe koordinatore e fushatës elektorale të PD-së, Majlinda Bregu, i është ankuar dje kryeministrit Sali Berisha për deputetët, të cilët sipas saj po e fusin në sherr me mediat, raporton GSH.

Shkak është bërë detyra që i është besuar znj.Bregu në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së për të koordinuar daljet në media të deputetëve demokratë. Por Bregu, në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, informoi z.Berisha se disa deputetë, kur janë kërkuar për intervista në televizione të ndryshme, janë shprehur se “nuk na lejon ministrja Bregu”.

Sipas saj, kjo gjë e ka përplasur me drejtuesit e mediave, duke e lënë atë “fajtore”.

Por edhe kryeministri iu ka dhënë të drejtë deputetëve dhe është shprehur se “duhet një planifikim i atyre që do të shkojnë nëpër studio televizive”.

Gjithashtu, burimet brenda grupit të PD-së bëjnë të ditur se z.Berisha i ka kujtuar ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, se “një ekonomist nuk mund të flasë për një çështje që nuk është kompetent”, ndaj ka kërkuar prej saj “që ndarja e deputetëve të bëhet sipas fushave që ata mbulojnë”.

Asaj i është kërkuar gjithashtu që “të përgatisë në një material të zgjeruar me të gjitha arritjet e qeverisë sipas qarqeve, dokument të cilin, sapo të përgatitet, duhet t’ua shpërndajë deputetëve dhe krerëve të grupeve të punës të qarkut përkatës”.

Ndërsa në pjesën e mbledhjes zyrtare, kryeministri Berisha informoi deputetët me gatishmërinë e qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira më 23 qershor, dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe prezantimin e Pezës krah Edi Ramës.

“Ai po përgatit post 23 qershorin. Duhet ta dinë shqiptarët që edhe poll-et e nxjerrin përtokë dhe janë poll-e të bëra nga krahu i tyre, jo i yni. Kjo është e vërtetë absolute. Për të dalë përpara rezultatit që do ta dinë shqiptarët, shpalli se do të marrë 72 deputetë dhe hoqi Dash Pezën dhe mori Alfred Pezën. Do të shkëputet nga Babë Myslymi, se ka marrë Lili Hoxhën. Pra, të gjitha këto janë një kaos i tij i vërtetë”, tha Berisha.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.