Belgjika nis të bllokojë hyrjen e shqiptarëve me dokumente të rregullta

Belgjika po bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel, por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh, raporton A1Report.
Shqiptarët, të cilët janë ndaluar në aeroport, tregojnë se kanë dokumente të rregullta dhe ndalimi i tyre është i padrejtë. Mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar, i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, ndërsa një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini janë larguar nga kampi pas negociatave me autoritetet belge.
“Po mbahemi pa asnjë shpjegim prej ditësh të bllokuar. Mes nesh ishte dhe një drejtor policie i një qarku, një biznesmen të cilët mundën të largoheshin”, tha Zef Tanushi në lidhje telefonike nga kampi i refugjatëve në Bruksel.
Një grua nga Korça thotë se ndodhet me dokumente të rregullta “Na hoqën në veçanti dhe na lanë në kamp. Unë kam ardhur në Bruksel më datën 3 shkurt. Na kanë thënë se do ju kthejmë pas datës 7 shkurt”.
TEMA

Add new comment