PS, detaje rreth takimit Rama-Fule. Folën për fatin europian të vendit para e pas zgjedhjeve

Postuar në 04 Shkurt, 2013 14:20

 

TIRANE- Pak pas mbylljes se takimit mes komisionerit per Zgjerimin ne BE dhe kreut te PS-se, Edi Rama, selia roze ka publikuar detaje rreth asaj qe eshte diskutuar.

PS-ja, permes nje deklarate per mediat, ben me dije se Kryetari Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule folën për fatin europian të Shqipërisë para dhe pas zgjedhjeve.

“Siç e paralajmëroi në Twitter përpara fillimit të takimeve, komsioneri adresoi disa çështje kyçe për funksionimin e shtetit dhe për atë çfarë duhet bërë konkretisht që zgjedhjet të mos preken si në të shkuarën” thuhet në deklaratën e PS-së.

Ne njoftim thuhet me tej se të dy palët u dëgjuan, me shqetësim, për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare.

“Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, për të garantuar lirinë e ndershmërinë e zgjedhjeve dhe për të siguruar që pas 23 qershorit Shqipëria të jetë e çliruar nga pengesat e mëparshme”- thuhet ne njoftim.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.