Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha ka dhënë 1.2 miliard lekë për të rregulluar ambientet ku do rrijë Nishani (kaq do edhe ai dhe rri urtë)

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:21

 

Janë 1.2 miliardë lekë të vjetra, që, me disa vendime të Këshillit të Ministrave, janë dhënë në favor të rikonstruksionit të Vilës nr.4 të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe të selisë së Presidencës së Republikës, nga momenti i zgjedhjes në postin e kryetarit të shtetit të Bujar Nishanit, raporton Shqiptarja.com.

Me VKM datë 24 janar 2013, qeveria vendosi që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 48.8 milionë lekësh të reja, për rikonstruksionin e plotë të vilës nr. 4 në Tiranë.

Meidani: Kandidatët për deputetë të dalin me votim të fshehtë, lista s’është pronë e kryetarit

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:20

 

Ish- presidenti, Rexhep Meidani, në një shkrim të gjatë të publikuar në gazetën Panorama, sugjeron që lista e kandidatëve për deputetë të votohet me votë të fshehtë.

RAUNDI I ATIFETES

Postuar në 06 Shkurt, 2013 03:18

 

Atifete Jahjaga është nisur drejt Brukselit duke bërë vlerësime kontradiktore rreth takimit me Tomislav Nikolic. Sipas saj, në ballafaqimin e parë me shefin e shtetit serb synohet të zgjidhen të gjitha çështjet, por nuk do të ketë dialog. Zyrtarët e BE’së thanë se takimi mes dy presidentëve ka për qëllim normalizimin e raporteve mes palëve.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka arritur t’i bindë presidentët e Kosovës dhe Serbisë që të ulen përballë njëri – tjetrit të mërkurën në Bruksel.

ACR, Tahiri i kërkon informacion Haxhinastos

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:21

 

Nënkryetari i Grupit Kuvendor i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri nëpërmjet një letre i ka kërkua informacion, ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, për shfrytëzimin e galerive të kromit në Bulqizë.

Që në fillim të kërkesës së tij për informacion, Tahiri akuzon ministrin dhe kryeministrin, se janë kthyer në varrmihës publik të një tragjedie që konsumohet pa zhurmë, në thellësitë e galerive të minierave të Bulqizës.

Meta: Të punohet për marrjen e statusit para zgjedhjeve

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:19

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka apeluar për të respektuar Kodin dhe gjetjen e një konsensusi  për garantimin e zgjedhjeve të lira.

SONDAZHI mes studentëve/ Nora Malaj, këngëtare tallavaje?

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:18

 

Ka nisur në mbarë universitetet publike dhe private të vendit “sezoni i provimeve të dimrit”. Kudo nëpër Tiranë dhe qytetet e tjera universitare shihet lëvizje dhe gjallëri e paparë. Miq dhe lek i madh qarkullon gjithandej.

campusALBANIA, klubi i njohur social në bashkëpunim me këshillat studentore të disa fakulteteve në universitete të ndryshme në mbarë vendin, publikojnë të dhënat e një minisondazhi të kryer me rreth 500 studentë të ndryshëm.

Qeveria jep 800 mijë dollarë për lobim, gjithçka në mënyrë sekrete

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:16

 

Këshilli i Ministrave ka marrë një javë më parë një vendim për të akorduar plot 800 mijë dollarë për lobim.

Vendimi i qeverisë më transparente në botë, që sipas Berishës konkurron vetëm me SHBA në këtë drejtim, nuk është hedhur në faqen zyrtare të kryeministrisë.

Po ashtu kryeministria as nuk ka sqaruar se për cilën kompani do të shkojnë këto para, të cilat janë para të taksapaguesve shqiptarë.

Me shumë gjasa, këto para do të shkojnë për kompaninë Patton Boggs, e cila ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare, e cila është mbajtur sekret.

Nishani pret një grup ish-të përndjekurish dhe u premton më shumë dashamirësi (Lirak Bejko vdiq nga mungesa e saj)

Postuar në 05 Shkurt, 2013 13:15

 

Presidenti Bujar Nishani ka pritur një grup ish-të përndjekurish politikë gjatë ditës së sotme dhe u ka premtuar atyre më shumë kujdes dhe dashamirësi nga ana e shtetit. Nishani tha se do të presë dhe dëgjojë zërin e ish-të përndjekurve sa herë është nevoja. Gjë që në fakt nuk ndodhi me Lirak Bejkon dhe Shpëtim Karamuçën, të cilët vdiqën nga flakët pikërisht nga shurdhëria e shtetit për kërkesat e tyre.

Rama, zv.President i Internacionales Socialiste

Postuar në 05 Shkurt, 2013 08:05

 

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama eshte zgjedhur zevendes president i Internacionales Socialiste.

Lajmin ka preferuar ta ndaje me miqte e tij ne Twitter dhe Facebook vete lideri i socialisteve.

“Me krenari per familjen tone politike, Partine Socialiste, ju njoftoj per zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste:-)” shkruan Rama.

Rama e ka quajtur zgjedhjen si vleresimin me te larte per forcen qe drejton.

“Kjo zgjedhje eshte vleresimi me i larte per gjithcka kemi bere ne keto vite se bashku. Ju faleminderit te gjitheve”- shkruan ai.

BE, një “EULEX” në miniaturë për të vëzhguar zgjedhjet e qershorit

Postuar në 05 Shkurt, 2013 08:03

 

Misioni

PS, lobim për të sjellë në Tiranë një mision me zyrtarë të Brukselit

Zhvillimet 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara