Arkiv-Lajme të përditësuara

Halimi i përgjigjet Arvizusë: Edhe ju keni vrarë njerëz në muret e ambasadës suaj

Postuar në 08 Shkurt, 2013 14:40

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke folur për TV Klan, i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që u shpreh se ishte i tronditur nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për 21 janarin.

“Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur,” tha Halimi, duke theksuar se i gjithë procesi ka qenë transparent.

Halimi tha se ligjet për Gardën e Republikës janë shumë të qarta. “Ligjet e gardës flasin qartë se cila është faza e parë e paralajmërimit, ç’ndodh kur thyhen muret e institucioneve,” tha ai.

SKANDALI/ Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, shpërndan deklaratën e gjykatës kundër SHBA

Postuar në 08 Shkurt, 2013 14:39

 

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka kryer funksionin e zëdhënëses edhe për Gjykatën e Tiranës, e cila sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të një njoftimi.

Bregu e ka shpërndarë deklaratën e gjykatës në faqen e saj në Faebook, ndërkohë që dje shefi i saj deklaroi se ai nuk ndërhyn në vendimet e gjykatës.

Sikur të mos mjaftonte ky skandal, ajo ka detyruar edhe punonjësit e ministrisë së saj që të komentojnë për këtë deklaratë.

Taçi për Reuters: Jam habitur nga vendimi i qeverisë për të nisur negociatat me kinezët

Postuar në 08 Shkurt, 2013 14:36

 

Reuters

Shqipëria ka shfuqizuar ofertën fituese prej 850 milion euro nga Vetro Energy për të blerë kompaninë e naftës, Albpetrol. Firma shqiptaro- amerikane dështoi në pagesën fillestare, bëri të ditur Ministria e Energjetikës.

Ministri Edmond Haxhinasto tha në televizionin kombëtar të premten se qeveria ka vendosur që ta quajë të pavlefshme ofertën e parë, pasi Vetro nuk pagoi dot 170 milion euro, e barabartë me 20 përqind të ofertës.

Vetro kishte kërkuar një shtyrje, por sërish nuk arriti të paguajë në një afat të dytë më 3 dhjetor.

Kapen 457 kg marijuanë në një kamion nga Shqipëria

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:05

 

TRIESTE- Pak më shumë se 457 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Triestes. Droga është gjetur e fshehur në një kamion frigorifer, i cili kishte zbarkur bosh në portin e Triestes, dhe priste të mbushej me mallra për tu kthyer sërish në Shqipëri.

Droga u zbulua nëpërmjet kontrolleve me rreze X të ofruara nga autoritetet doganore, e cila pavarësisht shtresës së lartë më izolues dhe fshehjes nën pjesët metalike të rimorkios së kamionit, u arrit të gjendej.

Programi i PS për shëndetësinë, Rama vizitë në Spitalin Ushtarak

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:03

 

Në kuadër të javës së shëndetësisë dhe prezantimit të programit për një Rilindje Shqiptare, që lidhet me këtë sektor, kryesocialisti Edi Rama ka vizituar Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku është takuar me drejtuesit, mjekët dhe infermierët e këtij spitali, prej të cilëve është njohur me gjendjen në të cilën ata kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve.

Sequi: Vendimi për 21 janarin, jo përfundimtar, mund të apelohet

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:02

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se BE vuri në dukje që vendimi për 21 janarin është i apelueshëm dhe se çdo polarizim me këtë çështje duhet shmangur.

Sequi përmendi komentin e komisionerit Stefan Fyle në Twitter, i cili thotë se vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi dhe se procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, që duhet të tregojë paanshmëri dhe përgjegjësi.

Lesi paralajmëron: Të mos përsërisim gabimet e vitit 1996

Postuar në 08 Shkurt, 2013 11:00

 

Reagimi i Gjykatës së Tiranës në përgjigje të ambasadës amerikane, ka sjellë edhe reagimin e Nikollë Lesit.

Lesi, kryetar i Lidhjes Demokristiane, aktualisht në qeveri në postin e zëvendësministrit të Kulturës, shprehet se me deklatarën e sotme, gjykata ka mbajtur qëndrim inatçor ndaj Ambasadës Amerikane.

“Qëndrimi i gjykatës ndaj ambasadës amerikane është absurd dhe inatçor”, tha Lesi, duke vënë në dukje se ishte vetë qeveria ajo që miratoi kërkesën për ndihmën e ekspertëve amerikanë në çështjen “21 janari”.

Ngjela: Zoti Arvizu, keni bërë pak ndaj krimit shtetëror në Shqipëri!

Postuar në 08 Shkurt, 2013 10:58

 

Edhe pse ambasada amerikane e quajti tronditës vendimin e gjykatës për 21 janarin, Spartak Ngjela është i mendimit se ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka bërë pak kundër krimit shtetëror në Shqipëri.

Ngjela tha se në vitin 1997, ambasada amerikane ka bërë më shumë kundër kësaj bande në pushtet.

Ngjela tha se vrasja e 21 janarit është një krim shtetëror. Sipas tij, qeveria ka sulmuar edhe ambasadën amerikane me tre gjyqtarë. Avokati tha se vendimi është një tmerr që errëson të ardhmen.

LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Tiranës: SHBA po ndërhyn në proceset e drejta ligjore

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:28

 

Deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë, se ata janë të tronditur nga vendimi për pafajësinë e të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, ka sjellë edhe reagimin e trupës gjykuese.

Trupa gjyqësore, e cila dha vendimin për shpalljen të pafajshëm të dy gardistëve të akuzuar për ngjarjet e 21 Janarit, i ka cilësuar reagimet e djeshme të ambasadës së SHBA-së në Tiranë si ndërhyrje në një proces të drejtë, ligjor e të paanshëm.

Bojkoti i KZAZ-ve, KQZ do t’i emërojë vetë anëtarët

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:15

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë anëtarët e KZAZ-ve në rastet kur partitë do ta bojkotojnë procesin. Pas precedentit të krijuar të zgjedhjet lokale të dy viteve më parë dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor, institucioni që do të administrojë zgjedhjet përgatit ndryshimin e rregullores të funksionimit të KZAZ-ve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara