SKANDALI/ Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, shpërndan deklaratën e gjykatës kundër SHBA

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka kryer funksionin e zëdhënëses edhe për Gjykatën e Tiranës, e cila sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të një njoftimi.
Bregu e ka shpërndarë deklaratën e gjykatës në faqen e saj në Faebook, ndërkohë që dje shefi i saj deklaroi se ai nuk ndërhyn në vendimet e gjykatës.
Sikur të mos mjaftonte ky skandal, ajo ka detyruar edhe punonjësit e ministrisë së saj që të komentojnë për këtë deklaratë.
Qeveria është munduar që të mbajë në heshtje këtë ngjarje, por dy ministra të saj kanë mbajtur qëndrime skandaloze.
Fillimisht ishte ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, që kërkoi që SHBA të mos ndërhyjë tek institucionet e pavarura, që po bëjnë një punë shumë të mirë. Ai madje u kujtoi amerikanëve se ata të vrasin nëse u shkon tek ambasada.
Më pas është ministrja e Integrimit, që shpërndan deklaratën e një gjykate, kundër aleatit strategjik të Shqipërisë.
Pasi kryeministri Sali Berisha hyri në Facebook, të gjithë ministrat janë detyruar që të hapin faqet e tyre në Facebook, prej nga bëjnë deklaratat dhe politikën zyrtare.
Majlinda Bregu dhe Eduard Halimi janë ndër dy më aktivët.
TEMA
Add new comment