Kapen 457 kg marijuanë në një kamion nga Shqipëria

TRIESTE- Pak më shumë se 457 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Triestes. Droga është gjetur e fshehur në një kamion frigorifer, i cili kishte zbarkur bosh në portin e Triestes, dhe priste të mbushej me mallra për tu kthyer sërish në Shqipëri.
Droga u zbulua nëpërmjet kontrolleve me rreze X të ofruara nga autoritetet doganore, e cila pavarësisht shtresës së lartë më izolues dhe fshehjes nën pjesët metalike të rimorkios së kamionit, u arrit të gjendej.
Droga ishte shpërndarë në më shumë se 90 qese, në madhësinë e një jastëku krevati. Shuma totale e marijuanës është llogaritur në 457.2 kilogramë.
Sipas autoriteteve italiane, droga mendohet se ishte për tu shpërndarë në disa prej qyteteve të mëdha evropiane, nëpërmjet të cilës do të përfitohej një shumë prej 4 milionë eurosh.
PANORAMA
Add new comment