Ambasadori Arvizu takon kryeprokurorin Llalla

Postuar në 08 Shkurt, 2013 03:14

 

TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka nisur nje takim me kryeprokurorin e vendit, Adriatik Llalla.

Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e Prokurorise se Pergjithshme dhe vjen vetem nje dite pas  vendimit te dhene nga Gjykata e Tiranes, e cila u dha pafajesi dy te akuzuarve per vrasjet e 21 janarit gjate demonstrates se PS-se.

Nuk ka ende detaje rreth temes se takimit, por ajo qe dihet eshte tashme reagimi i ashper i ambasades se SHBA per vendimin e dhene dje.

Deklarata e SHBA-se

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe zyrës së prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve. Në të njëjtën kohë, Ambasada Amerikane thekson se vendimi i Gjykatës së Tiranës minon besimin për gatishmërinë e Gjyqësorit shqiptar për të dhënë drejtësi. “Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv.  Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, përfundon deklarata për shtyp.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.