Bojkoti i KZAZ-ve, KQZ do t’i emërojë vetë anëtarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë anëtarët e KZAZ-ve në rastet kur partitë do ta bojkotojnë procesin. Pas precedentit të krijuar të zgjedhjet lokale të dy viteve më parë dhe ndryshimit të Kodit Zgjedhor, institucioni që do të administrojë zgjedhjet përgatit ndryshimin e rregullores të funksionimit të KZAZ-ve.
Në nenin 5 të udhëzimit të përgatitur nga administrata thuhet se “KQZ-ja emëron me vendim anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së, sipas propozimeve të sjella nga partitë politike. KQZ-ja, kur konstaton vakancën në KZAZ, mund të emërojë kryesisht anëtarët e KZAZ-së, deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Emërimi bëhet sipas rregullave të përcaktuara me udhëzim nga KQZ-ja”.
Propozimi për ndryshimin e rregullores ishte parashikuar të votohej në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, kërkoi shtyrjen e miratimit për të bërë saktësime lidhur me kohën se kur mund të bëhet emërimi i anëtarëve të KZAZ-ve.
PANORAMA

Add new comment